Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Tensionet dhe përplasjet me policinë gjatë protestës së djeshme, 14 të arrestuar (EMRAT)
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Uncategorized

Tensionet dhe përplasjet me policinë gjatë protestës së djeshme, 14 të arrestuar (EMRAT)

SHARE

Arrestohen 14 persona dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 3 të tjerë, në lidhje me protestën e zhvilluar më 1 shtator pranë Kryeministrisë në Tiranë.

Sipas Policisë së Tiranës, grupi i protestuesve u grumbullua rreth orës 20:00 në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë, ku bllokuan hyrje-daljet e institucionit. Në atë kohë, në Kryeministri ndodheshin personalitete të larta shtetërore.

Policia vendosi një kordon sigurie për të penguar depërtimin e protestuesve brenda perimetrit të sigurisë. Për rreth 30 minuta, efektivët u kanë bërë thirrje protestuesve, përmes megafonit, që të shpërndaheshin dhe të lironin rrugën.

Sipas policisë, protestuesve iu bë e ditur se veprimet e tyre ishin në kundërshtim me ligjin, pasi pengonin qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e lirë të personaliteteve shtetërore.

Pavarësisht thirrjeve, protestuesit vijuan qëndrimin në rrugë dhe, sipas uniformave blu, kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë.

Lexo gjithashtu

Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes
Mbyllet një epokë/ Listat e Kombëtareve të Brazilit dhe Argjentinës, pa Neymar dhe Messin
Ambasadorja e BE takim me kreun e grupit të PD: Diskutuam për integrimin, reformat e Kuvendin
Protestuesit qëllojnë me llastiqe drejt Kryeministrisë, te sofra e gurtë e dialogut vendosët pankarta ‘Fundi jua po vjen’

Në momentin e zhvendosjes së tyre për lirimin e hyrje-daljeve të Kryeministrisë dhe të rrugës, disa prej protestuesve u ulën në rrugë dhe vijuan bllokimin, ndërsa dyshohet se goditën dhe shtynë efektivët.

Në përfundim të veprimeve policore, u arrestuan në flagrancë 14 persona, Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu, ndërsa për tre të tjerë nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Policia vijon veprimet procedurale për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të episodeve të ndodhura gjatë protestës.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka emergjencë reale

Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, gjendet i vrarë 53-vjeçari në Bulqizë

Ministri spanjoll i Transportit jep dorëheqjen pas aksidentit hekurudhor me 69 viktima

Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet, nuk raportohet për të lënduar

Hakeem Jeffries drejt drejtimit të Dhomës së Përfaqësuesve, mund të bëhet kryetari i parë me ngjyrë

Nga e njejta kategori
Uncategorized

The Atlantic: Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një ‘Tërbim epik 2”

Uncategorized

Olsi Shahini largohet nga drejtimi i konviktit Nr. 1, emërohet Glindxhet Madhi

Uncategorized

Dita e 14-të e protestës, studentët nisin të mblidhen para Ministrisë së Arsimit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.