Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Studentët nën presion për të blerë librat e pedagogëve, kostoja deri në 60 mijë lekë në vit
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetEkonomi

Studentët nën presion për të blerë librat e pedagogëve, kostoja deri në 60 mijë lekë në vit

SHARE

Universitetet kanë akumuluar për dekada dobësi të theksuara në logjistike, laboratorë dhe kërkim shkencor, por sakaq korrupsioni është bërë endemik edhe në vatrat arsimore.

Protesta studentore ka rikthyer në vëmendje kostot e larta me të cilat përballen studentët në Shqipëri, veçanërisht ata që ndjekin studimet në Tiranë.

Përveç tarifave universitare, qirasë dhe shpenzimeve të përditshme, një tjetër barrë financiare mbetet blerja e librave akademikë, çmimet e të cilëve në disa degë arrijnë në disa mijëra lekë për titull.

Botimi i literaturës akademike nga pedagogët është pjesë e veprimtarisë universitare, por shqetësimi qëndron te rastet kur librat shiten me çmime të larta, duke krijuar kosto shtesë për studentët.

Studentë në protestë bëjnë me dije se në degë si Ekonomiku, Juridiku apo Mjekësia, çmimet e librave mund të arrijnë nga 5 mijë deri në 8 mijë lekë për një titull, sipas shqetësimeve të ngritura për kostot e studimit.

Lexo gjithashtu

Mbledhja e KLP, mandati i Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm mbaron më 5 dhjetor
Një gjykatëse federale autorizon një aktivitet satanist në Kapitolin e Ajovës, në SHBA. Kundërshtime nga autoritetet
Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit
Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE

Një student që gjatë vitit akademik duhet të sigurojë 10-12 libra bazë mund të shpenzojë rreth 30 mijë lekë, nëse çmimi mesatar i një libri është 2,500 lekë. Në rastet kur çmimi arrin në 5 mijë lekë, shpenzimi vjetor mund të shkojë deri në 60 mijë lekë, pa përfshirë literaturën shtesë, materialet e tjera mësimore apo shpenzimet për fotokopje.

Këto përllogaritje tregojnë se vetëm sigurimi i literaturës së detyrueshme mund të kthehet në një barrë të konsiderueshme për familjet, sidomos për studentët që vijnë nga rrethet dhe duhet të përballojnë njëkohësisht shpenzimet e jetesës në kryeqytet.

Studentët pohojnë se disa pedagogë e shohin botimin e librave edhe si burim të ardhurash, ndërsa ata mund të ndihen të detyruar t’i blejnë ato për të ndjekur lëndët përkatëse.

Në këtë kuadër është ngritur nevoja për një zgjidhje që do të lehtësonte aksesin në literaturën universitare, përmes çmimeve më të përballueshme, bibliotekave akademike dhe mundësisë së përdorimit të materialeve në format elektronik, duke respektuar të drejtat e autorit.

Përveç kostove financiare, studentët përballen edhe me problematika që lidhen me cilësinë e infrastrukturës universitare dhe kushtet e akomodimit. Mungesa e laboratorëve të pajisur, e bazës së nevojshme teknike dhe e mjeteve bashkëkohore të mësimdhënies mbetet shqetësim në një pjesë të institucioneve të arsimit të lartë.

Këto mangësi janë veçanërisht të ndjeshme në degët ku formimi praktik është i domosdoshëm, si Mjekësia, Inxhinieria, Teknologjia e Informacionit dhe shkencat e natyrës. Pajisjet e pamjaftueshme apo të vjetruara laboratorike mund të kufizojnë mundësitë e studentëve për të zhvilluar aftësi praktike, duke krijuar një hendek mes njohurive teorike dhe kërkesave të tregut të punës./ Monitor.al

TAGGED:pedagogëprotestastudente
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?

“Ekspertiza e pavlefshme’/ Seanca në GJKKO, Kryemadhi kërkon thirrjen si dëshmitarë të Ramës e Agaçit

Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth

Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin

Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores

Nga e njejta kategori
Aktualitet

Atentati ndaj Ervis Martinaj e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Bota

Polonia arreston 5 ushtarë polakë dhe një rus për spiunazh në favor të Rusisë

Bota Dosje

Nuk ka ndodhur vetëm me Trump/ Obama e Clinton humbën më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit në 94-ën e 2010-ën

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.