Studentët e Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në mbështetje të protestës që vijon prej më shumë se një jave kundër kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, të rinjtë u kanë bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen dhe të kërkojnë largimin e kreut të qeverisë.
“Bashkohuni me ne” dhe “Studentët e bashkuar kanë për të fituar” janë disa nga thirrjet që studentët kanë përsëritur gjatë protestës.
Studentët dhe të rinjtë pjesëmarrës kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, të cilën e kanë cilësuar si të panegociueshme.
Ndërkohë, protestuesit kanë refuzuar thirrjet e Ramës për dialog, duke këmbëngulur në kërkesën e tyre për largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.