Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Shpërthen çanta me drogë e eksploziv në Athinë. 4 të plagosur, mes tyre 2 policë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Shpërthen çanta me drogë e eksploziv në Athinë. 4 të plagosur, mes tyre 2 policë

SHARE

Një shpërthim në hyrje të një pallati në qendër të Athinës ka plagosur katër persona, mes tyre dy efektivë policie.

Në çantën që shpërtheu dyshohet se kishte drogë dhe një mjet shpërthyes të improvizuar.

Ngjarja ndodhi këtë të mërkurë, në rrugën Platonos, në zonën Kolonos të kryeqytetit grek.

Sipas raportimeve të para, administratori i pallatit kishte telefonuar policinë për të njoftuar se në hyrje të ndërtesës ishte lënë një çantë që përmbante drogë, duke kërkuar që efektivët të shkonin për ta marrë.

Dy policët që mbërritën në vendngjarje hapën çantën dhe, sipas dëshmisë fillestare të njërit prej tyre, gjetën materiale që dukeshin si drogë, një peshore dhe disa pilula.

Lexo gjithashtu

E rëndë në Gjermani/ Avioni shpërthen në ajër dhe rrëzohet në zonë të banuar. Raportohet për viktima e të plagosur
I riu shqiptar që vrau nënën në Itali, përfundon në psikiatri
SHBA e Irani pranë marrëveshjes, Teherani gatishmëri edhe për të diskutuar programin bërthamor
Si po i trajton Gjermania protestat e Brezit Z

Në rrethana ende të paqarta, një mjet shpërthyes i improvizuar që dyshohet se ndodhej brenda çantës shpërtheu, duke plagosur katër persona.

Mes të plagosurve është edhe administratori i pallatit. Të katërt u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa njëri prej policëve pësoi dëmtime më të rënda.

Në hetime pritet të përfshihen edhe efektivët e njësisë antiterrorizëm. Fillimisht u ngritën dyshime se mund të bëhej fjalë për një kurth të ngritur ndaj policisë, por këto dyshime më pas u zbehën.

Në vendngjarje ndërhynë edhe 18 zjarrfikës me gjashtë automjete zjarrfikëse.

TAGGED:policeshperthimi
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

PD nis mbledhjen e firmave për referendumin kundër kullave në Parkun Rinia

Rama: Politikë të re të strehimit, hapësira të reja për studentët. Inspektorët jo për gjoba, të marrin fund kontrollet e befasishme

Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati i fundvitit 2027?

Presidenti i Izraelit përfundon konsultimet, 67 deputetë mbështesin Gadi Eisenkotin. Mandati për qeverinë jepet të dielën

Të hënën rinis punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: Kërkojmë lista të hapura

Nga e njejta kategori
Bota Dosje

Zgjedhjet në SHBA/ Çfarë thotë urdhri i Trump i vitit 2018 për ndërhyrjet e huaja, procesi i verifikimit deri në shkurt 2027

Bota Kryesore

Bisedimet për Ukrainën, Kushner prezanton planin me pesë pika për sigurinë në Evropë

Bota Përtej

Çështja civile që përfshin Bill Gates në Holandë, avokati i arrestuar në 2025 del nga mbikëqyrja elektronike

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • moti
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.