Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ndërsa nuk parashikohen reshje shiu.
Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale pritet të luhaten nga 13 deri në 25°C.
Në vendet e ulëta, temperaturat do të variojnë nga 9 deri në 27°C, ndërsa në zonat malore pritet të regjistrohen vlera nga 6 deri në 25°C.
Sa i përket erës, gjatë së martës ajo pritet të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar.