Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Rubio viziton Greqinë, mbështetje e plotë për ambasadoren Guilfoyl. Diskutimet nga energjia te gazi
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetBota

Rubio viziton Greqinë, mbështetje e plotë për ambasadoren Guilfoyl. Diskutimet nga energjia te gazi

SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të vizitojë Greqinë më 6 dhe 7 tetor, në udhëtimin e tij të parë në vend që prej marrjes së detyrës. Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Rubio do të drejtojë delegacionin e SHBA-së në raundin e gjashtë të Dialogut Strategjik SHBA-Greqi, ku në fokus do të jenë bashkëpunimi në mbrojtje, siguria rajonale dhe energjetike.

Një prej çështjeve kryesore do të jetë energjia dhe roli që Uashingtoni synon t’i japë Greqisë si nyje për furnizimin e Europës Juglindore, përfshirë përmes gazit natyror të lëngshëm amerikan.Një tjetër pikë qendrore do të jetë raundi i gjashtë i Dialogut Strategjik SHBA-Greqi, një mekanizëm i nisur në vitin 2018. Bisedimet do të përfshijnë bashkëpunimin ushtarak dhe mbështetjen që Greqia ofron në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Ndërsjellë në Mbrojtje.Në tryezë pritet të jenë edhe zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe projektet e lidhjes energjetike. Sipas “Kathimerini”, diskutimet zhvillohen ndërsa Athina shqyrton çështje që lidhen me një zgjerim të mundshëm të ujërave territoriale në jug të Kretës në 12 milje detare dhe rifillimin e studimeve të shtratit detar për projektin energjetik Great Sea Interconnector mes Greqisë dhe Qipros.

Por vizita zhvillohet edhe në një moment delikat për Ambasadën amerikane në Athinë. Mediat greke e shohin udhëtimin e Rubios edhe si një sinjal mbështetjeje për ambasadoren amerikane Kimberly Guilfoyle, e cila është përfshirë në polemika pas raportimeve të “Wall Street Journal”.

Raportimet kanë ngritur pikëpyetje në SHBA për përdorimin e postit diplomatik dhe kanë nxitur demokratë të lartë në Kongres të kërkojnë nga Departamenti i Shtetit shqyrtimin e veprimtarisë së ambasadores. Guilfoyle dhe përfaqësuesit e saj kanë mohuar se ajo ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme.

Rubio, ndërkohë, ka dalë publikisht në mbështetje të ambasadores vetëm pak ditë përpara mbërritjes së tij në Athinë.“Ambasadorja Guilfoyle ka qenë jashtëzakonisht e efektshme në promovimin e agjendës së Presidentit në Greqi dhe në të gjithë Europën”, deklaroi Rubio. Ai vlerësoi gjithashtu rolin e saj në avancimin e interesave energjetike amerikane në Greqi dhe Europën Juglindore, duke përmendur në mënyrë të veçantë Korridorin Vertikal të Energjisë.

Lexo gjithashtu

Mjeku lë Gjermaninë pas 17 vitesh karrierë: Nuk dua që puna të më marrë gjithë jetën
Mbledhja e KLP, mandati i Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm mbaron më 5 dhjetor
Një gjykatëse federale autorizon një aktivitet satanist në Kapitolin e Ajovës, në SHBA. Kundërshtime nga autoritetet
Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE

Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?

“Ekspertiza e pavlefshme’/ Seanca në GJKKO, Kryemadhi kërkon thirrjen si dëshmitarë të Ramës e Agaçit

Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth

Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin

Nga e njejta kategori
Sport

Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores

Aktualitet

Atentati ndaj Ervis Martinaj e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Bota

Polonia arreston 5 ushtarë polakë dhe një rus për spiunazh në favor të Rusisë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.