Ndërsa Kuvendi pritet të votojë sot hartën e re territoriale me 46 bashki, jashtë sallës janë rimbledhur protestuesit.
Protestuesit janë mbledhur sërish para Kuvendit, ndërsa policia nuk lejon protestuesit demokratë t’i afrohen kordonit të vendosur të kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.

Reforma e re territoriale nuk mbështetet nga deputeti socialistë Erion Braçe, ndërsa Vullnet Sinaj ka ndryshuar qëndrim pas mbledhjes së grupit duke bërë të ditur votën ‘pro’.
Për miratimin e kësaj reforme kërkohen 84 vota për miratim, ndërsa në seancë pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.