Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: “Qeveria duhet të merret me veten, ose të hapë krahun”, Rama: Besa fjalë e madhe
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Politike

“Qeveria duhet të merret me veten, ose të hapë krahun”, Rama: Besa fjalë e madhe

SHARE

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën në mbledhjen e zgjeruar të grupit të Partisë Socialiste, ku krahas deputetëve socialistë marrin pjesë edhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Mbledhja zhvillohet në kuadër të diskutimeve mbi mënyrën e përmirësimit të komunikimit dhe ndërveprimit me qytetarët, ndërsa në fokus janë tri nisma të prezantuara më herët nga kryeministri: “Besa”, “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania”.

Këto nisma synojnë të krijojnë një qasje më të drejtpërdrejtë ndaj problematikave të qytetarëve, duke forcuar komunikimin në terren dhe duke mundësuar identifikimin dhe zgjidhjen e shqetësimeve të tyre.

Rama: Një Reformë e tillë ka vlerë vetëm nëse Pasqyra nuk fsheh se sa shëmtuar mund të duket qeveria në një moment të caktuar. Një reformë e tillë ka vlerë vetëm nëse qytetari, gazetari, apo kushdo qoftë mund të përdorin pasqyrën kundër qeverisë. Nëse pasqyra përdoret kundër qeverisë, pasqyra funksionon. Qeveria nuk duhet të zihet me pasqyrën por duhet të merret me veten. Nëse nuk është në gjendje të merret me veten, duhet të hapë krahun. Kjo është detyra e PS ndaj popullit shqiptar. Ndryshe nuk është pasqyrë por tabelë reklamash qeveritare. Transprenca nuk mjafton, kërkon përgjegjësi dhe pa përgjegjësinë transaprenca është kronikë.

Besa është një fjalë shumë e madhe, shumë e bukur, tërheqëse, prandaj e përdorin të gjithë, por përtej impaktit që ka fjala, Besa për ne nuk është thjesht fjala Besë,  është akronimi besim, empati, shërbim dhe angazhim. Të gjithë të pranishmit në këtë sallë, këto katër pjesë të sjelljes duhet t’i bëjë vijë të sjelljes. Ndërsa “Prania Besnike” nuk është kalendar elektoral, nuk është një kalendar thjesht partie. Është pjesë e një sistemi që e kthen dëgjimin në kusht dhe kushtin në detyrim për t’u përgjigjur. Problemi ynë nuk ka qenë kurrë që ne nuk kemi ditur të bëjmë takime. Ne kemi qenë aq shumë herë për takime, sa askush tjetër. Do duhen vite që të tjerët t’i mbledhin të gjitha takimet që bëjnë për të arritur në një masë takimesh të përafërta me takimet që ne kemi bërë dhe bëjmë në harkun e një viti.

Lexo gjithashtu

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, vendos sërish mesazhin “Dialog” para Kryeministrisë
Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, reagon PD: Raporti konfirmon dështimet e qeverisë dhe cenimin e demokracisë
Takimi i ministrit Gogu me Veliajn, avokati: Erioni më dorëzoi sot shënimet, i publikojmë shpejt
Rama për progres raportin e BE-së: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë më parë
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Joshua Wong dënohet me 10 vite burg në Hong Kong për bashkëpunim me forcat e huaja

Tiranë/ Arrestohet 49-vjeçari me precendentë, i gjendet pistoletë dhe municion

Llatja jep detaje pas zjarrit në Elbasan: Banorët janë evakuuar, një pjesë e pallatit e pabanueshme

Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burg, seanca sot në GJKKO

Gjendet i vdekur në një hotel në Berlin zëvendëskryeministri i Bavarisë, Hubert Aiwanger

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

‘E kthyet selinë e PD si magazinë molotovi’/ Përplasje në komision për protestën, Tabaku: U thyen kockat të rinjve ( largohet nga mbledhja)

Aktualitet Politike

Progres-raporti, Marta Kos: Shqipëria ka bërë përparim në negociatat me BE-në

Politike Video

Rama ndan videon nga segmenti Tale-Lezhë: Infrastrukturë moderne që lehtëson qarkullimin dhe i jep shtysë turizmit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • moti
  • rusia
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.