Protesta e sotme pranë Parlamentit ka përfunduar me shoqërimin në polici të 17 protestuesve ndërsa në Kuvend mbahej seanca plenare.
Situata është tensionuar disa herë gjatë ditës së sotme fillimisht pranë ministrisë së Brendshme, më pas pranë selisë së PD-së.
Pas përplasjeve pranë selisë së PD, disa protestues u zhvendosën më pas sërish pranë ministrisë së Brendshme, ku policia krijoi një kordon për të mos lejuar kalimin në Pedonale dhe drejt Kuvendit.