Protesta e zhvilluar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me një tjetër incident, pasi një grup protestuesish u ka vënë flakën disa kazanëve të plehrave përpara godinës së institucionit.
Ky veprim është përdorur nga studentët dhe qytetarët si një formë shprehjeje e pakënaqësisë ndaj qeverisë. Në protestën e sotme janë përfshirë edhe studentë të Mjekësisë, të cilët i janë bashkuar grumbullimit para ministrisë.
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për dialog, por deri më tani studentët nuk e kanë pranuar atë.