Përfaqëesues të Partisë Demokratike dhe mbështetës të saj kanë nisur marshimin nga selia e PD drejt Kryeministrisë në kuadër të protestës së thirrur ditrë më parë.
Në krye të marshimit qëndrojnë figurat më të larta të kryesisë së PD-së, si seëkretari i Përgjithshëm Flamur Noka, nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, nënkryetari tjetër Nikola Kedhi e të tjerë përfaqësues nga grupi parlamentar dhe forumin rinor.
Sakaq ashtu si edhe protestat e tjera të thirrura nga PD, në shesh mungon sërish lideri demokrat Sali Berisha.
Ky i fundit nuk ka marrë pjesë në asnjë nga protestat e thirrura nga PD në mbështetje të protestave studentore.