Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: PD mbledh Kryesinë, Berisha: Rama ka humbur logjikën dhe po kërcënon protestuesit
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Rama ka humbur logjikën dhe po kërcënon protestuesit

SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se mbledhja e kryesisë së PD-së zhvillohet në prag të protestës kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës, të cilën e cilësoi si “narkodiktaturë”.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin se ka humbur logjikën dhe arsyen, ndërsa paralajmërimet e tij ndaj protestuesve i cilësoi si kërcënime. Sipas kreut të PD-së, Rama po ndryshon qëndrimin nga thirrjet për dialog te paralajmërimet për masa ndëshkuese ndaj pjesëmarrësve në protesta.

Berisha iu referua deklaratave të kryeministrit për identifikimin e personave që kryejnë akte dhune, krijimin e një regjistri të veçantë dhe përgjegjësinë e familjeve të të miturve që dëmtojnë pronën publike apo private.

Ai pretendoi se paralajmërimet për kufizime dhe detyrime financiare ndaj protestuesve synojnë të ndikojnë te pjesëmarrja në protesta.

“Bankat janë biznese, të cilat nuk funksionojnë sipas parimeve të një narkodiktatori, por funksionojnë sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sektorit bankar financiar”, deklaroi Berisha, duke iu referuar takimit të Ramës me përfaqësues të sektorit bankar.

Lexo gjithashtu

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
U tha se humbi jetën nga sulmi ariut, ndryshon pista për vdekjen e 62-vjeçarit, u gjet i vrarë me armë zjarri (DETAJE)
Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan do politikën që bashkon njerëzit, jo që i ndan
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, çfarë mund të bëjnë me shumicën në të dyja dhomat?

Kreu i PD-së kritikoi gjithashtu paralajmërimet për dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara gjatë protestave, duke akuzuar kryeministrin për hipokrizi. Në këtë kontekst, ai ngriti akuza lidhur me pasurinë e Ramës, çështjen e inceneratorëve, portin e Durrësit dhe projektet e infrastrukturës.

Berisha: Thirrëm këtë mbledhje kryesie në prag të protestës kombëtare kundër narkodiktaturës dhe narkoregjimit.
Edi Rama nga paniku i tmerrshëm që e ka ngërthyer, frika e madhe se dita e llogarisë po vjen, ka humbur logjikën, arsyen dhe është lëshuar në kërcënime bajate, vulgare që faktojnë të gjithë arketipin e tij psikologjik, genet e paraardhësve të tij prej xhelatësh dhe vazhdon kërcënime nga më të ndryshmet ndaj protestuesve.
Në mëngjes i fton për dialog.
Pasi ia përmbysin karriget, del tani me fjalim tjetër me bankierët dhe mendon se fuqia monetare e bankave do mund ta kthejë kundër protestës.
Bankat janë biznese, të cilat nuk funksionojnë sipas parimeve të një narkodiktatori, por funksionojnë sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sektorit bankar financiar.
Sot ai kërcënoi protestuesit për blacklistime, për linçime, për heqje pasaportash udhëtimi, për bllokimi të transportit publik.
I nxjerr të gjitha nga arkiva e etërve të tij.
Kërcënon se do u bëjë ngarkim zhdëmtimin.
Shikoni të dashur qytetarë se çfarë hipokrizie, çfarë pretendon ky?
Ky njeri flet për dëme në një kohë kur ka ndërtuar me paratë e baballarëve të atyre që protestojnë sarajet me themele më të gjata se vila e Enverit, se diktatori ideologjik që kishim.
Ka rrethuar sarajet e tij me një park që nuk e ka as pallati mbretëror.
Ka paguar, ky që flet për dëme dhe taksa, ka paguar një litër naftë për metër katror sepse ka vendosur të ulë vetë çmimet pesë herë që mund të paguante ai.
Ky flet për dëme, ka fytyrë të flasë për dëme ky njeri që ka zhdukur 130 milionë euro në djegësin e Tiranës.
Që ka zhdukur në total 200 milionë euro me tre djegësat, asnjëri prej tyre nuk punon.
Ka fytyrë ky të flasë për zhdëmtime që ka lënë vendin pa porte për herë të parë në historinë e tij. Që portin e Durrësit e plaçkiti me Alabarin e tij për të ndërtuar Dubain e 1001 netëve.
Ka fytyrë ky të flasë për dëmtimet që ka ndërtuar rrugët me çmime 8 deri 10 herë më të larta.
Që ka ndërtuar shkolla 8 deri 10 herë më të larta se standardi i BE.
Ka moral ky të përmendë dëmtime? Njeriu që është akuzuar se ka transportuar me qindra valixhe diplomatike para të vjedhura dhe refuzon kontrollin parlamentar.
Ka fytyrë të flasë për dëme ky që do t’i plaçkisë aeroportin e Vlorës kompanive private vetëm se kontrata ka 130 milionë euro bileta të munguara, të firmosura prej tij.
A ka hipokrizi të shkallës më të lartë se kjo, më thoni mua?
A mund të flasë ky për dëmtime në një kohë kur me narkoshtetin e tij i ka bërë gjëmën Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Me narkoshtetin e tij që ndërtoi, vendosi në Shqipëri regjimin pushtues më shkatërrimtar.
A mund të flasë ky për dëme në një kohë kur me narkoeurot ka vrarë me mijëra ndërmarrje eksporti. Ka ulur prodhimin industrial me 15.3 përqind. Ka ulur në katër vite eksportet e vendit me 28 përqind.
A mund të flasë për dëme ky që me vjedhjet e tij, kartelet e drogës dhe narkoshtetin ka përzënë nga Shqipëria në 10 vite, 1 milion e 99 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën e Shengenit.
A mund të krahasojë ky veten me Makronin, me Melonin apo të tjerët, cili prej tyre ka të regjistruara akte të tilla?
Ky duhet të lajë gojën kur të përmendë emrat e tyre.

TAGGED:edi ramaprotestaprotestesali berishastudentetirane
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Komisioni zgjedhor në Izrael hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk u gjetën prova për manipulim të zgjedhjeve

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka emergjencë reale

Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, gjendet i vrarë 53-vjeçari në Bulqizë

Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet, nuk raportohet për të lënduar

Hakeem Jeffries drejt drejtimit të Dhomës së Përfaqësuesve, mund të bëhet kryetari i parë me ngjyrë

Nga e njejta kategori
Aktualitet

Aksident fatal në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Bota Kryesore

Trump uron demokratët për fitoren, por paralajmëron veto ndaj ligjeve të tyre

Aktualitet Kryesore

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, protestuesit vijojnë refuzimin

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.