Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Operacion në Shkodër, sekuestrohen 265 kilogramë kanabis dhe 2 mina
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

Operacion në Shkodër, sekuestrohen 265 kilogramë kanabis dhe 2 mina

SHARE

Policia e Shkodrës finalizoi megaoperacionin antidrogë të koduar “POLINOMI”, pas një hetimi 4-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 265.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 mina të dyshuara antitank, 7 celularë dhe 6 automjete. Në pranga kanë rënë katër shtetas: A. Selgjekaj, 38 vjeç, E. Ramci, 25 vjeç, B. Kukaj, 56 vjeç, dhe N. Kukaj, 52 vjeç. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim E. Kukaj, 58 vjeç, D. Kukaj, 23 vjeç, dhe A. Mulleti, 39 vjeç.

Sipas Policisë, shtatë personat dyshohet se ishin pjesë e një grupi kriminal që merrej me prodhimin, magazinimin, paketimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike, me destinacion tregun vendas dhe atë të huaj.

Ndërhyrja policore u zhvillua në lagjen “Guraj”, në Malësinë e Madhe, ku u ndalua një automjet tip “Volksvagen Passat”. Gjatë kontrolleve në automjet dhe në banesat e dy vëllezërve të arrestuar, Bujar dhe Naim Kukaj, u gjetën dhe u sekuestruan 265.4 kilogramë kanabis, të përgatitura dhe të paketuara për shitje e trafikim.

Gjatë kontrolleve të mëtejshme, në një sipërfaqe toke në pronësi të Bujar Kukajt u zbuluan edhe dy mina të dyshuara antitank, të cilat iu dorëzuan shërbimeve xheniere të Forcave të Armatosura për ekzaminim.

Lexo gjithashtu

Transporti publik përfiton mbështetje financiare, 50 lekë për çdo litër karburant për pesë muaj
Antimafia italiane godet rrjetin shqiptar të kokainës, mbi 14 milionë euro të pastruara përmes arit dhe pronave
Dashuri pa kushte përtej lidhjes biologjike, Çiljeta i bën dedikimin e veçantë Bekos
Jurgen Klopp i beson sërish, Brajan Gruda grumbullohet nga Gjermania

Nga hetimet paraprake, sipas Policisë, rezulton se familjarët Kukaj merreshin me magazinimin dhe paketimin e lëndës narkotike, ndërsa tre personat e tjerë dyshohet se organizonin transportin dhe shitjen e saj brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Policia e Shkodrës vijon kërkimet për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Të dhënat janë bërë publike nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në konferencën për shtyp të drejtuesit Dashamir Spaho. Personat e përmendur prezumohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

TAGGED:drogeoperacionsekuestrimshkoder
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Melania Trump i dërgon letra personale Putinit dhe Zelenskyt: Të hapim rrugën drejt paqes

80 vite jetë dhe sakrifica, Atifete Jahjaga emocionon me urimin për të atin

U arratis pasi vrau 8 persona, kapet autori i sulmeve të përgjakshme në Turqi

Milanit i fiket shkëlqimi i derbit, Ferencvarosi merr fitoren e madhe në Itali

Dy protesta brenda pak orësh, studentët dhe PD zbresin në rrugë këtë të shtunë

Nga e njejta kategori
Bota

Kriza bankare trondit Paraguajn, paratë e klientëve në pikëpyetje! Dorëhiqet Presidenti

Kryesore Rajoni

“Do dal i pastër si loti nga kjo betejë” – Thaçi përcjell mesazh të fortë nga Haga

Showbiz

Aktorja e njohur ndahet nga jeta pas një problemi me zemrën

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.