Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Nga lodhja te mpirja e këmbëve, ja disa shenja të fshehta që mund të tregojnë diabetin
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Uncategorized

Nga lodhja te mpirja e këmbëve, ja disa shenja të fshehta që mund të tregojnë diabetin

SHARE

Shpesh do të prisnim shenja të qarta kur kemi diabet, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Shumica e të rriturve të diagnostikuar nuk kanë fare simptoma, dhe kur i kanë, ato janë shumë të lehta dhe të vështira për t’u vënë re.

Mjekët shpjegojnë se simptomat më të zakonshme janë urinimi i shpeshtë, etja e tepruar dhe shikimi i turbullt. Por ka edhe shenja të tjera më të fshehta si mpirje ose shpim në duar e këmbë, humbje peshe pa arsye, lodhje e vazhdueshme, errësim i lëkurës në disa zona dhe infeksione të shpeshta te gratë.

Lodhje e vazhdueshme që nuk kalon me pushim

Lodhja nuk është thjesht ndjenjë përgjumjeje. Edhe pas pushimit, personi vazhdon të ndihet pa energji. Kjo ndodh sepse ndryshimet në nivelin e sheqerit në gjak dhe mbipesha mund të ndikojnë në energjinë e trupit dhe gjendjen mendore.

Etje e pazakontë dhe urinim i shpeshtë
Kjo ndodh sepse sheqeri i tepërt në gjak bën që veshkat të punojnë më shumë për ta filtruar. Kur nuk e përballojnë dot, trupi humbet lëngje dhe shfaqet dehidratimi, duke rritur ndjesinë e etjes dhe nevojën për të urinuar.

Lexo gjithashtu

Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes
Mbyllet një epokë/ Listat e Kombëtareve të Brazilit dhe Argjentinës, pa Neymar dhe Messin
Ambasadorja e BE takim me kreun e grupit të PD: Diskutuam për integrimin, reformat e Kuvendin
Protestuesit qëllojnë me llastiqe drejt Kryeministrisë, te sofra e gurtë e dialogut vendosët pankarta ‘Fundi jua po vjen’

Rritje e urisë dhe humbje peshe pa arsye
Kur trupi nuk arrin të përdorë sheqerin si energji, njeriu ndjen më shumë uri, por njëkohësisht humbet peshë sepse humb kalori përmes urinimit dhe metabolizmit të çrregulluar.

Shikim i turbullt ose që ndryshon
Sheqeri i lartë në gjak mund të tërheqë lëngje nga trupi, përfshirë edhe nga syri, duke ndikuar në shikim. Nëse nuk trajtohet, mund të dëmtojë enët e gjakut në sy dhe të çojë deri në humbje shikimi.

Vijëzime horizontale në thonj
Këto mund të shfaqen edhe pas një traume të lehtë, por në disa raste lidhen me sëmundje më serioze, përfshirë diabetin.

Erë e ëmbël në frymëmarrje
Frymëmarrja me aromë të ëmbël mund të lidhet me çrregullime të sheqerit në gjak dhe gjendje para-diabetike.

Ndjesi shpimi, djegieje ose mpirje në këmbë
Kjo mund të jetë pasojë e dëmtimit të nervave dhe qarkullimit të gjakut për shkak të sheqerit të lartë në gjak. Nëse zgjat për disa javë, rekomandohet kontroll mjekësor.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Për të 23-ën ditë radhazi, studentët protestojnë në Tiranë

Marta Kos: Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028

Progres-raporti, Marta Kos: Shqipëria ka bërë përparim në negociatat me BE-në

Qeveria shtyn sërish hapjen e basteve online, Malaj: Po rishikojmë ligjin

Gjermania, vendi jomysliman me numrin më të madh të myslimanëve, përballet me sfidën e integrimit

Nga e njejta kategori
Uncategorized

The Atlantic: Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një ‘Tërbim epik 2”

Uncategorized

Olsi Shahini largohet nga drejtimi i konviktit Nr. 1, emërohet Glindxhet Madhi

Uncategorized

Dita e 14-të e protestës, studentët nisin të mblidhen para Ministrisë së Arsimit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.