Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Mrekulli në Sardenja/ 26 orë brenda një shpelle, ekipi i shpëtimit e nxjerr të gjallë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
BotaPërtej

Mrekulli në Sardenja/ 26 orë brenda një shpelle, ekipi i shpëtimit e nxjerr të gjallë

SHARE

Një 31-vjeçar i cili mbeti i bllokuar për 26 orë brenda një shpelle, është nxjerrë i gjallë në sipërfaqe.

Një operacion i vështirë shpëtimi në Sardenjë të Italisë ka përfunduar me sukses, ndërsa Luca Olmeto ndodhej rreth 10 metra nën tokë, në shpellën Gorropeddu, në pjesën qendrore-lindore të Sardenjës, kur një rrëshqitje dheu të dielën, më 11 tetor, bllokoi plotësisht hyrjen dhe i preu rrugën e daljes.

31-vjeçari po eksploronte shpellën së bashku me partneren e tij, e cila ndodhej disa metra pas tij. Ajo arriti t’i shpëtonte shembjes pa pësuar lëndime dhe njoftoi menjëherë autoritetet.

View this post on Instagram

Pas marrjes së alarmit, ekipet e shpëtimit nisën një operacion të vështirë, duke punuar pa ndërprerje për të larguar gurët dhe dheun që kishin bllokuar kalimin e ngushtë. Gjatë gjithë kohës, Olmeto qëndroi i vetëdijshëm dhe arriti të komunikonte me shpëtimtarët.

Pas 26 orësh përpjekjesh, speleologu u nxor përfundimisht nga shpella të hënën pasdite, më 12 tetor.

Lexo gjithashtu

Marta Kos: Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028
Gjermania, vendi jomysliman me numrin më të madh të myslimanëve, përballet me sfidën e integrimit
Banka franceze e gjakut është goditur nga një sulm kibernetik, sistemet e frigoriferëve programohen në 110°C
Tragjedi në Itali/ Humb jetën 61-vjeçari shqiptar, u zu poshtë nga një portë gjatë punimeve

Sipas Rai News, pas nxjerrjes në sipërfaqe, 31-vjeçarit iu dha ndihma e parë dhe më pas u transportua me helikopter drejt spitalit për kontrolle dhe trajtim të mëtejshëm.

Lajmi për përfundimin me sukses të operacionit u bë i ditur edhe nga Shërbimi i Zjarrfikësve të Italisë, i cili njoftoi se pas shpëtimit, burri iu dorëzua personelit shëndetësor.

Operacioni u zhvillua në kushte të vështira, për shkak të hapësirës së ngushtë dhe gurëve që kishin bllokuar daljen, ndërsa qëndrimi i 31-vjeçarit për më shumë se një ditë nën tokë e bëri ndërhyrjen edhe më delikate.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Për të 23-ën ditë radhazi, studentët protestojnë në Tiranë

Progres-raporti, Marta Kos: Shqipëria ka bërë përparim në negociatat me BE-në

Qeveria shtyn sërish hapjen e basteve online, Malaj: Po rishikojmë ligjin

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës, ja sa do të kushtojë një litër

Paralajmërimi i hershëm i zv.presidentit Vance: Disa zyrtarë izraelitë po përpiqen të zgjasin luftën me Iranin

Nga e njejta kategori
Bota Ekonomi

Pas fitores së demokratëve në SHBA, rritet çmimi i arit dhe argjendit

Bota

Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan do politikën që bashkon njerëzit, jo që i ndan

Bota

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, çfarë mund të bëjnë me shumicën në të dyja dhomat?

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.