Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Mbrojtja: 40 vatra zjarri në 24 orë, 6 aktive! FA angazhon 80 efektivë në terren
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Uncategorized

Mbrojtja: 40 vatra zjarri në 24 orë, 6 aktive! FA angazhon 80 efektivë në terren

SHARE

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 40 vatra zjarri në të gjithë territorin e vendit, nga të cilat 6 vijojnë të jenë aktive, 9 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 25 janë shuar plotësisht.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në përballimin e situatës janë angazhuar 492 forca operacionale vendore dhe lokale, si dhe 36 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve kanë qenë edhe Forcat e Armatosura me 133 efektivë, një helikopter, dy automjete zjarrfikëse, 13 mjete, një dron dhe një autoambulancë.

Në qarkun Tiranë, zjarri në Malin e Dajtit vijon të jetë aktiv, por pa rrezik për zonat e banuara. Gjatë ditës së sotme, 30 efektivë të Forcave të Armatosura do të angazhohen në Dajt për mbështetjen e operacioneve në terren. Ndërkohë, vatra në Malin me Gropa është izoluar dhe vijon të mbahet nën monitorim.

Në qarkun Dibër janë aktive vatrat në Lundre–Madhesh, Cerrujë/Mali i Allushit dhe Selishtë. Në këto zona po punojnë strukturat zjarrfikëse, pyjore, bashkiake dhe të emergjencave civile. Vatra në Qafën e Helmesit vijon të jetë nën mbikëqyrje.

Në qarkun Shkodër, aktive mbetet vatra në Porav, Fushë-Arrëz. Ndërkohë, zjarret në Rragam–Bardhaj–Myselim dhe Malin e Tërbunit janë nën mbikëqyrje. Sipas autoriteteve, nuk raportohet rrezik për banesat në këto zona. Gjatë ditës së sotme, 20 efektivë të Forcave të Armatosura do të angazhohen në Rragam.

Lexo gjithashtu

Greqi/ Dy avionë të Aegean Airlines alarmohen për bomba, pasagjerët evakuohen pas uljes
Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes
Mbyllet një epokë/ Listat e Kombëtareve të Brazilit dhe Argjentinës, pa Neymar dhe Messin
Ambasadorja e BE takim me kreun e grupit të PD: Diskutuam për integrimin, reformat e Kuvendin

Në qarkun Fier vijon të jetë aktive vatra në Çërrilë, Mallakastër, në një zonë me pyll pishe, lis dhe shkurre. Gjatë ditës së djeshme, Forcat e Armatosura mbështetën operacionin me një helikopter, 32 efektivë dhe tre mjete. Sot, në terren do të angazhohen 30 efektivë të FA-së përkrah strukturave që vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.

Në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Korçë, vatrat e raportuara janë kryesisht të shuara ose nën mbikëqyrje.

Për ditën e sotme, Forcat e Armatosura kanë planifikuar angazhimin e të paktën 80 efektivëve në Dajt, Çërrilë dhe Rragam, në mbështetje të strukturave vendore dhe forcave të tjera operacionale.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin e vendit, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Autoritetet bëjnë me dije se kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

E rëndë në Gjermani/ Avioni shpërthen në ajër dhe rrëzohet në zonë të banuar. Raportohet për viktima e të plagosur

PD nis mbledhjen e firmave për referendumin kundër kullave në Parkun Rinia

I riu shqiptar që vrau nënën në Itali, përfundon në psikiatri

SHBA e Irani pranë marrëveshjes, Teherani gatishmëri edhe për të diskutuar programin bërthamor

Rama: Politikë të re të strehimit, hapësira të reja për studentët. Inspektorët jo për gjoba, të marrin fund kontrollet e befasishme

Nga e njejta kategori
Uncategorized

Protestuesit qëllojnë me llastiqe drejt Kryeministrisë, te sofra e gurtë e dialogut vendosët pankarta ‘Fundi jua po vjen’

Uncategorized

The Atlantic: Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një ‘Tërbim epik 2”

Uncategorized

Olsi Shahini largohet nga drejtimi i konviktit Nr. 1, emërohet Glindxhet Madhi

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.