Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga detyra 3 efektivët e policisë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Uncategorized

Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga detyra 3 efektivët e policisë

SHARE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka pezulluar nga detyra tre punonjës të Komisariatit të Policisë Kuçovë, pasi pretendohet për ushtrim dhune ndaj një qytetari.

Hetimi disiplinor do të fokusohet te dyshimet për “përdorim të paligjshëm dhe të paarsyeshëm të forcës” dhe “kryerje të veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi”.

Policia sqaron se shoqërimi i shtetasit D.T.  nuk lidhej me punime ndërtimi pa leje, por me një kallëzim të bërë ndaj tij për kanosjen e kunatës së tij, V. T.

Sipas Policisë, më 20 korrik 2026, V. T. është paraqitur në Komisariatin e Kuçovës dhe ka kallëzuar se ishte kanosur nga D.T., ndërsa më 3 gusht shërbimet e Policisë kanë shkuar në fshatin Krekëz pasi ai nuk kishte pranuar të paraqitej vullnetarisht për t’u pyetur.

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit: 

Lexo gjithashtu

Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes
Mbyllet një epokë/ Listat e Kombëtareve të Brazilit dhe Argjentinës, pa Neymar dhe Messin
Ambasadorja e BE takim me kreun e grupit të PD: Diskutuam për integrimin, reformat e Kuvendin
Protestuesit qëllojnë me llastiqe drejt Kryeministrisë, te sofra e gurtë e dialogut vendosët pankarta ‘Fundi jua po vjen’

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet shoqërimi i një shtetasi nga punonjësit e Policisë së Komisariatit të Policisë Kuçovë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Skender Hita ka pezulluar menjëherë nga detyra 3 punonjësit e Komisariatit të Policisë Kuçovë që shfaqen në video, konkretisht: inspektorët K. M. dhe D. D., oficerë të Patrullës së Përgjithshme, si dhe inspektor A. M., ndihmësspecialist (SPZ).

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në zbatim të kërkesave të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, në DPPSH, për nisjen e hetimit disiplinor ndaj 3 punonjësve të pezulluar nga detyra, për shkeljet “Përdorimi i paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës” dhe “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi”.

Ndërkohë, sqarojmë opinionin publik se shoqërimi i shtetasit D. T., që shfaqet në video, nuk është bërë për kryerjen e punimeve të ndërtimit pa leje, por për shkak se ndaj tij është bërë kallëzim për kanosjen e kunatës së tij.

Më datë 20.07.2026, në Komisariatin e Policisë Kuçovë është paraqitur kunata e shtetasit D. T., shtetasja V. T., e cila ka kallëzuar se ky shtetas e kishte kanosur.

Në kuadër të veprimeve procedurale të kryera nga Komisariati i Policisë Kuçovë dhe pas konsultimit me Prokurorinë e Beratit, më datë 03.08.2026, shërbimet e Policisë kanë shkuar në fshatin Krekëz, për të shoqëruar shtetasin D. T., i cili nuk kishte pranuar të paraqitej vullnetarisht në Komisariat, pas njoftimit nga ana e Policisë, për t’u pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime.

Në vijim të veprimeve për rastin, materialet procedurale janë referuar në Prokurori, për veprën penale “Kanosja”, parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

Duke qenë se palët janë në situatë konfliktuale dhe në proces gjyqësor për një pronë (tokë), Komisariati i Policisë Kuçovë e ka trajtuar në mënyrë të vazhdueshme problematikën ndërmjet tyre, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës, duke reaguar ndaj çdo njoftimi dhe duke kryer veprimet procedurale në përputhje me ligjin.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit garanton qytetarët se çdo pretendim për shkelje të ligjit apo të standardeve profesionale nga ana e punonjësve të Policisë do të verifikohet me seriozitet dhe paanshmëri.

Çdo punonjës Policie që konstatohet se ka shkelur ligjin, rregullat e shërbimit apo ka cenuar besimin e qytetarëve me veprimet e tij, do të mbajë përgjegjësi sipas parashikimeve të ligjit dhe të Rregullores së Policisë së Shtetit.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Banka franceze e gjakut është goditur nga një sulm kibernetik, sistemet e frigoriferëve programohen në 110°C

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës, ja sa do të kushtojë një litër

Tragjedi në Itali/ Humb jetën 61-vjeçari shqiptar, u zu poshtë nga një portë gjatë punimeve

Paralajmërimi i hershëm i zv.presidentit Vance: Disa zyrtarë izraelitë po përpiqen të zgjasin luftën me Iranin

Pas fitores së demokratëve në SHBA, rritet çmimi i arit dhe argjendit

Nga e njejta kategori
Uncategorized

The Atlantic: Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një ‘Tërbim epik 2”

Uncategorized

Olsi Shahini largohet nga drejtimi i konviktit Nr. 1, emërohet Glindxhet Madhi

Uncategorized

Dita e 14-të e protestës, studentët nisin të mblidhen para Ministrisë së Arsimit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.