Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Kreu i Kuvendit thirrje për dialog: “T’i japim dorën njëri-tjetrit sot!”
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesore

Kreu i Kuvendit thirrje për dialog: “T’i japim dorën njëri-tjetrit sot!”

SHARE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar lidhur me zhvillimet gjatë protestave në Shqipëri, duke ripublikuar qëndrimin e Komisionit Europian, i cili dënon aktet e dhunës, zjarrvëniet dhe sulmet ndaj institucioneve, si dhe dëmtimin e pronës publike e private.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi thekson se aktet e dhunshme nuk përfaqësojnë të drejtën e studentëve për të protestuar dhe nuk duhet të ngatërrohen me kërkesat e tyre për më shumë të drejta dhe mundësi.

Kreu i Kuvendit nënvizon se të rinjtë kanë të drejtë të ngrenë zërin për shqetësimet e tyre dhe të kërkojnë një të ardhme me mundësi të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre në Bashkimin Europian.

Megjithatë, sipas Peleshit, dhuna nuk mund të jetë zgjidhje, ndërsa përballja me problematikat kërkon komunikim dhe dialog mes palëve.

Ai u bën thirrje qytetarëve që të ulen në tryezën e bisedimeve pa paragjykime dhe armiqësi, duke theksuar se sa më shumë të zgjasë situata, aq më i vështirë mund të bëhet dialogu.

Lexo gjithashtu

Llogaritë e fundit në Nations League, Maran shpall nesër listën e kuqezinjve
Mjeku lë Gjermaninë pas 17 vitesh karrierë: Nuk dua që puna të më marrë gjithë jetën
Mbledhja e KLP, mandati i Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm mbaron më 5 dhjetor
Një gjykatëse federale autorizon një aktivitet satanist në Kapitolin e Ajovës, në SHBA. Kundërshtime nga autoritetet

“Dhuna nuk ka vend në demokraci!”, shkruan Peleshi, duke kërkuar që palët të dëgjojnë njëra-tjetrën edhe kur nuk ndajnë të njëjtin qëndrim.

Në përfundim të reagimit, kryetari i Kuvendit apelon për bashkim dhe mirëkuptim, duke theksuar se pavarësisht dallimeve, qëllimi i përbashkët duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë.

Reagimi i Niko Peleshit:

DHUNA NUK KA VEND NË DEMOKRACI!

Komisioni Europian dënon qartë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë protestave në Shqipëri.

Sulmet ndaj institucioneve, djegia dhe shkatërrimi i pronës nuk kanë të bëjnë as me studentët, as me të drejtën e tyre për të protestuar.

Të rinjtë janë e sotmja dhe e nesërmja e Shqipërisë. Ata kanë të drejtë të kërkojnë me zë të lartë më shumë të drejta, më shumë mundësi. Kanë të drejtë të ëndërrojnë një të ardhme të barabartë me moshatarët e BE-së.

Por dhuna nuk është rruga.

Le të ulemi me njëri-tjetrin. Pa paragjykim, pa mllef. Çdo orë që kalon e bën më të vështirë dialogun.

Mbase mund të mos bihet dakord, por duhet folur. Duhet dëgjuar.

T’i japim dorën njëri-tjetrit SOT!

Jemi për një qëllim.

Për Shqipërinë.

TAGGED:Niko Peleshiprotesta
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Aktorja e njohur ndahet nga jeta pas një problemi me zemrën

Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit

Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE

Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?

“Ekspertiza e pavlefshme’/ Seanca në GJKKO, Kryemadhi kërkon thirrjen si dëshmitarë të Ramës e Agaçit

Nga e njejta kategori
Bota Përtej

Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth

Bota

Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin

Sport

Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.