Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Këshillat e mjekut: Si të qëndrojmë të shëndetshëm pas të 50-ave
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Uncategorized

Këshillat e mjekut: Si të qëndrojmë të shëndetshëm pas të 50-ave

SHARE

Pothuajse gjysma e britanikëve të moshës 50 deri në 65 vjeç nuk ushtrohen mjaftueshëm, pavarësisht shqetësimit për shëndetin e tyre në të ardhmen.

Të dhënat vijnë nga një studim i organizatës Age UK, sipas të cilit 47% e të anketuarve deklarojnë se nuk kryejnë aktivitet fizik sa duhet.

Ndërkohë, 22% thonë se gjendja e tyre shëndetësore i pengon të ushtrohen, ndërsa 19% shprehen se ndihen në një gjendje fizike shumë të dobët për të nisur aktivitetin.

Edhe pse të dhënat i referohen Britanisë së Madhe, ekspertët theksojnë se një situatë e ngjashme vërehet edhe në vende të tjera, ku ritmi i lartë i jetës, puna sedentare, mungesa e kohës dhe motivimit bëhen pengesa për aktivitetin fizik.

Në këtë kuadër, Age UK ka nisur fushatën “Act Now, Age Better”, e cila synon të nxisë ndryshime të vogla në përditshmëri, që mund të sjellin përfitime të rëndësishme për shëndetin.

Lexo gjithashtu

Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes
Mbyllet një epokë/ Listat e Kombëtareve të Brazilit dhe Argjentinës, pa Neymar dhe Messin
Ambasadorja e BE takim me kreun e grupit të PD: Diskutuam për integrimin, reformat e Kuvendin
Protestuesit qëllojnë me llastiqe drejt Kryeministrisë, te sofra e gurtë e dialogut vendosët pankarta ‘Fundi jua po vjen’

Mjeku i përgjithshëm Hussain Al-Zubaidi ka dhënë disa këshilla për personat mbi 50 vjeç që duan të rikthehen gradualisht në aktivitet fizik.

Bëjeni lëvizjen pjesë të përditshmëris

Sipas mjekut, lëvizja duhet të rikthehet në aktivitetet e zakonshme të ditës. Nuk është e nevojshme që çdo aktivitet fizik të zhvillohet në palestër.

Parkimi i makinës pak më larg destinacionit, përdorimi i shkallëve në vend të ashensorit apo edhe ecja gjatë një telefonate janë disa mënyra të thjeshta për të shtuar lëvizjen.

Al-Zubaidi tregon se edhe gjatë lëvizjeve të përditshme mund të shtojë pak më shumë vështirësi, për shembull duke mbajtur një çantë me peshë shtesë.

Ecni jashtë, sidomos në natyrë

Ecja mbetet një nga mënyrat më të thjeshta për të rritur aktivitetin fizik. Sipas një studimi të mëparshëm, edhe një rritje e vogël e numrit të hapave ditorë lidhet me përfitime për shëndetin kardiovaskular. Ekspertët rekomandojnë gjithashtu ecjen në ambiente të gjelbra. Disa minuta në natyrë mund të ndihmojnë në përmirësimin e humorit, uljen e stresit dhe mirëqenien mendore.

Nuk është e nevojshme të kaloni orë në palestër. Një shëtitje në lagje apo një pushim i shkurtër në park mund të jetë një fillim i mirë.

Kombinimi i aktivitetit fizik me kontaktin social mund të sjellë përfitime të dyfishta. Sipas Al-Zubaidit, aktiviteti fizik në natyrë, i shoqëruar nga miqtë apo persona të tjerë, ndihmon njëkohësisht shëndetin fizik dhe atë mendor.

Mos e nisni aktivitetin fizik me nxitim

Personat që duan të fillojnë një aktivitet të ri fizik pas moshës 40 vjeç duhet ta bëjnë këtë gradualisht. Mjeku rekomandon që fillimisht të punohet me forcën dhe fleksibilitetin, përpara se të kalohet në aktivitete më intensive. Gjithashtu, është e rëndësishme të dëgjoni sinjalet e trupit dhe të mos përpiqeni të kopjoni ritmin apo programet e personave të tjerë.

Qëllimi nuk është perfeksioni, por vazhdimësia. Aktiviteti fizik është më i lehtë për t’u ruajtur në afat të gjatë kur bëhet pjesë e përditshmërisë dhe jo një detyrim i veçuar.

“Shëndeti dhe koha që kemi në këtë fazë të jetës duhet të kujdesen që tani, sepse mund të vijë një moshë kur nuk mund t’i rikthejmë më”, është mesazhi përmbyllës i mjekut.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan do politikën që bashkon njerëzit, jo që i ndan

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, çfarë mund të bëjnë me shumicën në të dyja dhomat?

Komisioni zgjedhor në Izrael hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk u gjetën prova për manipulim të zgjedhjeve

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka emergjencë reale

Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, gjendet i vrarë 53-vjeçari në Bulqizë

Nga e njejta kategori
Uncategorized

The Atlantic: Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një ‘Tërbim epik 2”

Uncategorized

Olsi Shahini largohet nga drejtimi i konviktit Nr. 1, emërohet Glindxhet Madhi

Uncategorized

Dita e 14-të e protestës, studentët nisin të mblidhen para Ministrisë së Arsimit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.