Kryeministri Edi Rama ka emëruar Vlera Gjakovën në detyrën e këshilltares për mediat, duke zëvendësuar në këtë post gazetaren e njohur Jonida Shehu.
Gjakova është me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa një pjesë të konsiderueshme të jetës e ka kaluar në Kosovë, ku është angazhuar edhe në politikë.
Tetë vite më parë, ajo iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje, të drejtuar nga Albin Kurti. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, Gjakova kandidoi për deputete nën siglën e kësaj force politike.
Angazhimin e saj të mëparshëm politik në Kosovë, Vlera Gjakova e ka bërë të ditur edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.