Avokatja 85-vjeçare nga Afrika e Jugut, Navanethem “Navi” Pillay, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2026, sipas njoftimit të Komitetit Norvegjez të Nobelit. Vlerësimi i është dhënë për kontributin shumëvjeçar në promovimin e paqes, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e së drejtës ndërkombëtare.
Në arsyetimin e tij, Komiteti Norvegjez i Nobelit thekson se Pillay ka treguar “guxim dhe integritet të jashtëzakonshëm”, duke ndihmuar në ndërtimin e një rendi ligjor global më gjithëpërfshirës.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar rolit të saj në ndjekjen penale të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit, fusha në të cilat ajo ka dhënë kontribut të rëndësishëm gjatë karrierës së saj.
BREAKING NEWS The Norwegian Nobel Committee has decided to award the 2026 #NobelPeacePrize to Navanethem “Navi” Pillay for her efforts to promote peace and international law. #NobelPrize https://t.co/97vurspw6z
— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 9, 2026