Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Embro Sulejmanin, nga “arrest në burg” në “detyrim për t’u paraqitur” dhe ndalim të daljes jashtë vendit.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili shqyrtoi ankimin ndaj masës së sigurisë të vendosur më herët nga gjykata e shkallës së parë.
Sulejmani, i përfaqësuar nga avokatët Andi Skënderi dhe Ajola Prençi, nuk do të qëndrojë më në qeli, por do t’i nënshtrohet detyrimit për t’u paraqitur pranë autoriteteve, sipas kushteve të përcaktuara nga gjykata.
Ndryshe ka vendosur Gjykata e Posaçme e Apelit për Fatjon Kalluçin, ndaj të cilit është lënë në fuqi masa e sigurisë “arrest në burg”.
Ndërkohë, po sot pritet të shqyrtohet edhe çështja e Vlora Hysenit. Seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit është caktuar për në orën 13:00.