Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA dhe Kanada drejt Britanisë së Madhe
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA dhe Kanada drejt Britanisë së Madhe

SHARE

Banka Qendrore e Holandës ka zhvendosur 86 ton ar nga depot ku ruheshin në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada drejt Londrës, duke argumentuar se ndryshimi është bërë për ta bërë më të lehtë reagimin në rast të krizave gjeopolitike.

Vetë banka njoftoi se transferimi përfshin rreth 14% të rezervave të saj të arit, me një vlerë prej afërsisht 10 miliardë eurosh. Sipas saj, vendimi u mor për shkak të “paqëndrueshmërisë politike në rritje” dhe nevojës për të forcuar aftësinë e reagimit në situata të jashtëzakonshme.

“Ari që ruhet në Londër përmbush standarde më të larta cilësore dhe mund të shitet më shpejt në treg nëse lind nevoja për të siguruar likuiditet. Presim të mos na duhet kurrë t’i shesim, por duhet të jemi të përgatitur ta bëjmë”, deklaroi Banka Qendrore e Holandës.

Pjesa më e madhe e operacionit nuk u realizua me transport fizik të arit. Banka shiti 59 ton ar që mbante në tregun e Amerikës së Veriut dhe bleu të njëjtën sasi në tregun londinez.

Ndërkohë, 27 ton ar u transportuan fizikisht nga Kanadaja në kasafortën e Bankës Qendrore në Zeist. Prej aty, një sasi e barabartë shufrash ari që plotësonin standardet ndërkombëtare u dërgua më pas në Londër.

Lexo gjithashtu

Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan do politikën që bashkon njerëzit, jo që i ndan
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, çfarë mund të bëjnë me shumicën në të dyja dhomat?
Komisioni zgjedhor në Izrael hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk u gjetën prova për manipulim të zgjedhjeve
Hakeem Jeffries drejt drejtimit të Dhomës së Përfaqësuesve, mund të bëhet kryetari i parë me ngjyrë

Transporti fizik, me një vlerë mbi 3 miliardë euro, u mbajt sekret deri në përfundimin e operacionit për arsye sigurie. Banka nuk ka bërë të ditur se sa ka kushtuar sigurimi i kësaj lëvizjeje.

Sipas autoriteteve holandeze, arsyeja kryesore e transferimit është që rezervat e arit të jenë në një treg ku mund të shndërrohen më shpejt në para në rast të një krize të madhe ndërkombëtare.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

U tha se humbi jetën nga sulmi ariut, ndryshon pista për vdekjen e 62-vjeçarit, u gjet i vrarë me armë zjarri (DETAJE)

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka emergjencë reale

Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, gjendet i vrarë 53-vjeçari në Bulqizë

Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet, nuk raportohet për të lënduar

Nga e njejta kategori
Bota Kryesore

Trump uron demokratët për fitoren, por paralajmëron veto ndaj ligjeve të tyre

Bota

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ja si ndahen vendet në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve

Bota

Mullin paralajmëron hetim pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA për votimin nga joqytetarët

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.