Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Granit Xhaka dënohet me tre mijë franga në Zvicër për certifikatën e rreme COVID
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Sport

Granit Xhaka dënohet me tre mijë franga në Zvicër për certifikatën e rreme COVID

SHARE

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar nga Prokuroria Publike e Lucernës për marrjen e një certifikate të rreme COVID përmes mashtrimit.

Sipas vendimit, Xhaka është dënuar me 50 gjoba ditore, me vlerë 3 mijë franga zvicerane secila, ndërsa dënimi është pezulluar për një periudhë prove prej dy vitesh. Nëse futbollisti 34-vjeçar nuk kryen shkelje të tjera gjatë kësaj periudhe, dënimi nuk do të ekzekutohet.

Vendimin e ka bërë të ditur vetë Xhaka përmes një postimi në Instagram. Mesfushori shqiptar i Zvicrës tha se e kishte marrë përsipër përgjegjësinë për veprimin e tij dhe se kishte dhënë një deklaratë të plotë përpara prokurorit.

“Disa javë më parë, thashë se do të merrja përgjegjësinë për vendimin tim. Unë qëndroj pranë kësaj”, deklaroi Xhaka, duke shtuar se kishte paguar tashmë edhe shpenzimet gjyqësore dhe kishte pranuar vendimin.

Çështja lidhet me vitin 2022, kur Xhaka pranoi se kishte blerë një certifikatë të rreme COVID. Procedimi penal ndaj tij u bë publik pasi mediat zvicerane raportuan nisjen e hetimeve.

Lexo gjithashtu

Champions League pa frena/ Përmbysje, goleada dhe fitore të mëdha në një natë spektakolare
Tragjendia në fubtollin spanjoll/ U përplas me lojtarin që më pas humbi jetën, poriteri 25-vjeçar në gjendje të rëndë psikologjike
Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes me portierin e Andorrës
Strakosha vlerësohet si portieri më i mirë i sezonit në Greqi

Në atë periudhë, Xhaka mungoi në kampin e parë stërvitor të Kombëtares së Zvicrës pas Kupës së Botës, ndërsa skuadra zvicerane fitoi të katër ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve.

Mbetet ende e paqartë nëse vendimi do të ketë pasoja në karrierën e tij me Kombëtaren. Federata Zvicerane e Futbollit konfirmoi se është informuar për vendimin dhe e konsideroi çështjen të zgjidhur në planin ligjor.

Ndërkohë, trajneri Murat Yakin ka shprehur më herët dëshirën për rikthimin e Xhakës në përfaqësuese, ndërsa presidenti i Federatës Zvicerane, Peter Knäbel, ka lënë të hapura të gjitha mundësitë për të ardhmen e mesfushorit.

TAGGED:Denimgranit xhakazvicer
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, Demokratët marrin kontrollin e Senatit, projektohen fitues edhe në Dhomën e Përfaqësuesve

Horoskopi 4 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Pas 27 vitesh/ Zbardhet fati i tre prej intelektualëve të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Identifikohen me ADN mbetjet mortore në Kalludër dhe Jabukë

Takimi i Ramës me Mark Rutte, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë

Holanda ofron 2 milionë euro për kapjen e trafikantit më të kërkuar të drogës në Europë

Nga e njejta kategori
Sport

Partizani zgjohet në momentin e duhur, mposht Teutën dhe kërkon ringritjen

Sport

Trofeu ishte i Flamengos, por gëzimi ishte i të gjithëve! Gjesti i Diego Ribas që preku zemrat

Sport

Topi i Artë 2026 u vendos për 28 pikë/ Gara Kane-Mbappe, ndër më të ngushtat në një shekull

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • sali berisha
  • donald trump
  • horoskopi
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.