Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi ashpër ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiç, i cili u shpreh se flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren.
Në një reagim publik, Berisha e cilëson deklaratën provokuese dhe luftënxitëse, duke dënuar qëndrimet që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.
Reagimi i Berishës
Deklarata luftënxitëse e Ivica Daçiç, klounit të Millosheviçit
Në një deklaratë provokuese dhe luftënxitëse, Ivica Daçiç u shpreh se Flamuri serb do të valvitet mbi Prizren!
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë deklaratë të kllounit, pasardhësit direkt partiak të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, që dëshmon edhe një herë se udhëheqja e verbër ultranacionaliste aktuale serbe është një armike e paqes, një rrezik real për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.