Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Ekonomi

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

SHARE

Familjet ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor regjistruan rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore për konsum gjatë vitit 2025 krahasuar me 2024, duke reflektuar një zgjerim më të shpejtë të shpenzimeve se te familjet me nivele më të larta arsimore.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se shpenzimet mujore të familjeve ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor arritën në 66,112 lekë në vitin 2025, me një rritje prej 3.28% krahasuar me një vit më parë. Ky ishte ritmi më i lartë mes të gjitha kategorive dhe mbi rritjen mesatare prej rreth 2.35% të shpenzimeve të familjeve në tërësi.

Rritja më e shpejtë e shpenzimeve në këtë kategori mund të lidhet edhe me ndryshimet në tregun e punës. Ekonomia shqiptare po shfaq një kërkesë të lartë për punonjës në profesione elementare, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe shërbimeve. Zgjerimi i këtyre aktiviteteve ka rritur kërkesën për profesione si pastrues, shitës dhe punonjës të tjerë që jo domosdoshmërisht kërkojnë nivele të larta arsimimi.

Mungesa e fuqisë punëtore dhe kërkesa e lartë në këto profesione kanë ndikuar që pagat në disa prej kategorive me kualifikim më të ulët të rriten më shpejt se në profesione të tjera më të kualifikuara gjatë viteve të fundit. Kjo tendencë ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

Për familjet me të ardhura më të kufizuara, rritja e të ardhurave priret të reflektohet më drejtpërdrejt në konsum, pasi një pjesë më e madhe e buxhetit të tyre përdoret për nevojat e përditshme.

Lexo gjithashtu

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës, ja sa do të kushtojë një litër
Pas fitores së demokratëve në SHBA, rritet çmimi i arit dhe argjendit
Muçi i rigonit në Sarandë kthehet në asistent virtual i Drejtorisë së Tatimeve
Bordi i Transparencës i përhershëm? Malaj: Monitorim për uljen e TVSH dhe taksën e qarkullimit

Megjithatë, një pjesë e rritjes së shpenzimeve lidhet edhe me ecurinë e çmimeve. Inflacioni mesatar në Shqipëri ishte 2.2% gjatë vitit 2025. Në këtë mënyrë, rritja nominale prej 3.28% e shpenzimeve të familjeve pa arsim të përfunduar ishte vetëm rreth një pikë përqindjeje mbi rritjen mesatare të çmimeve.

Familjet ku kryefamiljari kishte përfunduar arsimin 8/9-vjeçar shpenzuan mesatarisht 85,333 lekë në muaj, vetëm 0.4% më shumë se në vitin 2024. Kjo ishte rritja më e ulët mes kategorive të analizuara.

Te familjet me arsim të mesëm të përgjithshëm ose profesional, shpenzimet u rritën me 2.74%, nga 96,790 lekë në 99,442 lekë në muaj.

Ndërkohë, familjet ku kryefamiljari kishte arsim të lartë ose pasuniversitar vijuan të kishin nivelin më të lartë të konsumit, me 116,312 lekë në muaj. Megjithatë, ritmi i rritjes së shpenzimeve në këtë kategori ishte më i moderuar, në 2.13%.

Në total, një familje shqiptare shpenzoi mesatarisht 95,227 lekë në muaj gjatë vitit 2025, rreth 2.3% më shumë se një vit më parë, sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve të INSTAT.

Rritja më e shpejtë e shpenzimeve te familjet pa arsim të përfunduar nuk e ka ndryshuar hendekun e madh të konsumit ndërmjet familjeve sipas nivelit arsimor të kryefamiljarit. Familjet me kryefamiljar me arsim të lartë shpenzojnë rreth 50 mijë lekë më shumë në muaj se ato ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor. Të dhënat për vitin 2025 tregojnë një afrim të lehtë në ritmin e rritjes së konsumit, por diferencat në nivelet e shpenzimeve mbeten të konsiderueshme. Familjet me nivel më të ulët arsimor po i rrisin më shpejt shpenzimet, por vijojnë të konsumojnë dukshëm më pak se familjet me nivele më të larta arsimore./ Monitor.al

TAGGED:familjetshtepi
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Banka franceze e gjakut është goditur nga një sulm kibernetik, sistemet e frigoriferëve programohen në 110°C

Tragjedi në Itali/ Humb jetën 61-vjeçari shqiptar, u zu poshtë nga një portë gjatë punimeve

Paralajmërimi i hershëm i zv.presidentit Vance: Disa zyrtarë izraelitë po përpiqen të zgjasin luftën me Iranin

EKSKLUZIVE/ Ndryshon skenari, studentët vendosin të protestojnë dy herë në javë! Pedagogët tërhiqen pjesërisht nga bojkoti

Gjobiten protestuesit me nga 5 mijë lekë të rinj, policia: Bllokuan qarkullimin në rrugë

Nga e njejta kategori
Ekonomi

Lajm jo i mirë për xhepat e shqiptarëve, Banka e Shqipërisë: Inflacioni do të rritet

Bota Ekonomi

Raportimet për marrëveshje të mundshme SHBA-Iran. Nafta bie në 93 dollarë për fuçi

Aktualitet Ekonomi

Vodhi bankën për 3 minuta dhe iku monopatinë, autori mori 60 mijë euro

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.