Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Erjon Vishkulli rrezikon shikimin, deputeti i PD-së reagon ashpër: Të zbardhet ngjarja
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

Erjon Vishkulli rrezikon shikimin, deputeti i PD-së reagon ashpër: Të zbardhet ngjarja

SHARE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të personit përgjegjës për plagosjen e të riut Erjon Vishkulli gjatë protestës në Tiranë.

Përmes një reagimi publik, Bardhi bëri të ditur se Vishkulli i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në syrin e majtë, me synimin për t’i shpëtuar shikimin, pas dëmtimit të pësuar nga një mjet i dyshuar si plumb gome.

Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës që të veprojë pa vonesë për të zbardhur ngjarjen, duke identifikuar si autorin e dyshuar, ashtu edhe personat që mund të kenë dhënë urdhra, nëse rezulton se ka pasur të tillë.

Sipas Bardhit, asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë dhunën ndaj një të riu që po merrte pjesë në protestë. Ai theksoi se personat përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë, në përputhje me ligjin.

Në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së bëri të ditur gjithashtu se Erjon Vishkulli është tifoz ultras i Kombëtares shqiptare dhe i ekipit të Elbasanit.

Lexo gjithashtu

Mbledhja e KLP, mandati i Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm mbaron më 5 dhjetor
Një gjykatëse federale autorizon një aktivitet satanist në Kapitolin e Ajovës, në SHBA. Kundërshtime nga autoritetet
Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit
Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE

Në përfundim, Bardhi shprehu solidaritetin me të riun dhe familjen e tij, duke uruar rikuperimin e plotë të shëndetit dhe duke kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?

“Ekspertiza e pavlefshme’/ Seanca në GJKKO, Kryemadhi kërkon thirrjen si dëshmitarë të Ramës e Agaçit

Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth

Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin

Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores

Nga e njejta kategori
Aktualitet

Atentati ndaj Ervis Martinaj e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Bota

Polonia arreston 5 ushtarë polakë dhe një rus për spiunazh në favor të Rusisë

Bota Dosje

Nuk ka ndodhur vetëm me Trump/ Obama e Clinton humbën më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit në 94-ën e 2010-ën

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.