Cristiano Ronaldo është pezulluar përkohësisht nga Federata Portugeze e Futbollit, pas përplasjes me përzgjedhësin Jorge Jesus dhe largimit nga grumbullimi i kombëtares.
Sipas raportimeve të mediave britanike, tani pritet që organet disiplinore të federatës të vendosin për kohëzgjatjen e dënimit, i cili mund të jetë nga një deri në gjashtë muaj.Përplasja mes yllit portugez dhe trajnerit Jorge Jesus shpërtheu gjatë pushimit ndërkombëtar, pasi Ronaldo nuk u aktivizua në ndeshjen kundër Norvegjisë, më 27 shtator.
Sulmuesi 41-vjeçar pretendon se trajneri i kishte premtuar se do të luante 30 minuta, por në fund e la në stol, pavarësisht se ai ishte nxehur për një periudhë të gjatë pranë vijës anësore.
Pas incidentit, rregulloret e Federatës Portugeze të Futbollit thuhet se kanë aktivizuar procedurën për pezullimin e përkohshëm të futbollistit.
Këshilli disiplinor pritet të shqyrtojë rrethanat e rastit dhe të vendosë për masën përfundimtare.
Një pezullim më i gjatë se një muaj do ta detyronte Ronaldon të mungonte në dy ndeshjet e Portugalisë kundër Danimarkës dhe Uellsit, të planifikuara për në nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.