Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin në Itali
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin në Itali

SHARE

Një konflikt i dyshuar për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë stacionit të trenit në Treviglio, Itali. Një 35-vjeçar me origjinë marokene mbeti i plagosur rëndë pasi u godit me thikë nga një 22-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua nga karabinierët dhe ndodhet në burg, nën akuzën për tentativë vrasjeje.

Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 22:00. Dy personat zbritën nga i njëjti tren në stacionin e Treviglios, ku 35-vjeçarin e prisnin edhe dy miq. Sipas dëshmive të mbledhura nga hetuesit, mes tyre nisi një debat, i cili brenda pak minutash u përshkallëzua në konflikt fizik.

Një pronar lokali pranë stacionit ka dëshmuar se i kishte parë dy të rinjtë duke debatuar që në momentin kur zbritën nga treni. Sipas dëshmisë së tij, shqiptari 22-vjeçar bërtiste dhe kërcënonte rivalët, duke thënë: “Do ju vras”.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar disa momente të konfliktit. Sipas rindërtimit paraprak të bërë nga karabinierët, 35-vjeçari dyshohet se kishte kërcënuar shqiptarin në nënkalim, duke përdorur një thikë të madhe kuzhine.

Por përplasja nuk përfundoi në stacion. Pak më vonë, në një parking në bulevardin Vittorio Veneto, pranë xhamisë, 22-vjeçari dyshohet se ndoqi 35-vjeçarin, i armatosur me dy thika, dhe e goditi në krah dhe në pjesën e mesit të shpinës.

Lexo gjithashtu

E rëndë në Gjermani/ Avioni shpërthen në ajër dhe rrëzohet në zonë të banuar. Raportohet për viktima e të plagosur
I riu shqiptar që vrau nënën në Itali, përfundon në psikiatri
SHBA e Irani pranë marrëveshjes, Teherani gatishmëri edhe për të diskutuar programin bërthamor
Si po i trajton Gjermania protestat e Brezit Z

Sulmi u pa nga disa dëshmitarë, mes tyre edhe persona që po shkonin drejt xhamisë për t’u falur. Një grua që ndodhej në zonë telefonoi menjëherë ambulancën.

I plagosuri u transportua me urgjencë në spitalin e Treviglios në gjendje të rëndë. Gjendja e tij më pas u stabilizua, por ai vijon të qëndrojë i shtruar nën kujdesin e mjekëve dhe me prognozë të rezervuar.

Në vendngjarje u gjet një sasi e madhe gjaku, ndërsa autoritetet sekuestruan edhe një thikë me teh të palosshëm, e cila dyshohet se është përdorur gjatë sulmit.

22-vjeçari shqiptar u arrestua po atë mbrëmje nga karabinierët e Treviglios. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave të pranishëm për të rindërtuar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Gjatë marrjes në pyetje në burg nga prokurorja Giulia Angeleri, i riu ka pranuar se e ka goditur 35-vjeçarin me thikë, por ka pretenduar se ka reaguar për t’u mbrojtur nga një sulm i mëparshëm, duke tentuar të minimizojë përgjegjësinë e tij.

Sipas hetimeve paraprake, në qendër të konfliktit dyshohet se qëndron një lidhje sentimentale e 35-vjeçarit.

Të hënën, 22-vjeçari pritet të dalë para gjyqtarit për hetimet paraprake, ku do të zhvillohet seanca për vleftësimin e arrestit.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

PD nis mbledhjen e firmave për referendumin kundër kullave në Parkun Rinia

Rama: Politikë të re të strehimit, hapësira të reja për studentët. Inspektorët jo për gjoba, të marrin fund kontrollet e befasishme

Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati i fundvitit 2027?

Presidenti i Izraelit përfundon konsultimet, 67 deputetë mbështesin Gadi Eisenkotin. Mandati për qeverinë jepet të dielën

Të hënën rinis punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: Kërkojmë lista të hapura

Nga e njejta kategori
Bota Dosje

Zgjedhjet në SHBA/ Çfarë thotë urdhri i Trump i vitit 2018 për ndërhyrjet e huaja, procesi i verifikimit deri në shkurt 2027

Bota Kryesore

Bisedimet për Ukrainën, Kushner prezanton planin me pesë pika për sigurinë në Evropë

Bota Përtej

Çështja civile që përfshin Bill Gates në Holandë, avokati i arrestuar në 2025 del nga mbikëqyrja elektronike

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.