Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Derbi Partizani–Tirana, policia bën publike masa e marra! Ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesoreSport

Derbi Partizani–Tirana, policia bën publike masa e marra! Ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë

SHARE

Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash për derbin mes Partizanit dhe KF Tiranës, që zhvillohet sot në orën 18:30 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Disa rrugë do të bllokohen nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes, ndërsa tifozët duhet të ndjekin itineraret e përcaktuara nga autoritetet.

Në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë aktivitetit sportiv, Policia e Tiranës ka njoftuar kufizime të qarkullimit në disa segmente rrugore dhe ka përcaktuar rrugët që do të ndjekin tifozët e të dyja skuadrave.

Rrugët që do të bllokohen:

Sipas njoftimit të policisë, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit sportiv do të bllokohen këto segmente:

Sheshi “Nënë Tereza”

Lexo gjithashtu

Joshua Wong dënohet me 10 vite burg në Hong Kong për bashkëpunim me forcat e huaja
Tiranë/ Arrestohet 49-vjeçari me precendentë, i gjendet pistoletë dhe municion
Llatja jep detaje pas zjarrit në Elbasan: Banorët janë evakuuar, një pjesë e pallatit e pabanueshme
Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burg, seanca sot në GJKKO

Rruga “Lekë Dukagjini”

Rruga “Dervish Hima”

Zonat përreth stadiumit “Arena Kombëtare”

Policia u kërkon qytetarëve të shmangin lëvizjen me automjete në këto zona gjatë orarit të kufizimeve.

Itineraret për tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Autoritetet kanë përcaktuar rrugët që do të ndjekin tifozët për të mbërritur në stadium. Tifozët e Partizanit do të nisen nga zona e Inxhinierisë, në rrugën “21 Dhjetori”, do të vijojnë drejt “Librit Universitar”, përgjatë zonës pranë Presidencës dhe në rrugën “Gjergj Filipi”, te “Coin”, për të mbërritur më pas te tribuna N.

Tifozët e KF Tiranës do të nisen nga sheshi “Skënderbej”, në drejtim të ish-hotel “Dajti” dhe Urës së Dajtit. Më pas, itinerari vijon me kthimin te ETC-ja, në rrugën e Elbasanit, në rrugën “Dervish Hima” dhe më tej në rrugën “Sheh Ahmet Pazari”, pranë “Ambasador 3”, drejt hyrjeve V–S.

Policia do të monitorojë lëvizjen e tifozëve përgjatë këtyre itinerareve dhe nuk do të lejojë grumbullime apo kalime jashtë rrugëve të përcaktuara.

Në hyrje të stadiumit do të kryhen kontrolle të imtësishme për të parandaluar futjen e sendeve të kundërligjshme. Ndër sendet që nuk do të lejohen janë sendet e forta, bidonët e ujit, çadrat, çelësat metalikë dhe lëndët piroteknike.

Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Personat që nuk disponojnë një dokument të tillë nuk do të lejohen të hyjnë në stadium. Gjithashtu, fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk do të lejohen të hyjnë pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor, edhe nëse kanë biletë. Prindi ose kujdestari duhet të ketë me vete dokument identifikimi.

Në stadium nuk do të lejohen as tifozët që janë identifikuar më parë nga policia si problematikë gjatë aktiviteteve të ndryshme sportive.

Policia e Tiranës u bën thirrje tifozëve të të dyja skuadrave të respektojnë masat e përcaktuara, ndërsa qytetarëve u kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim për të shmangur trafikun dhe për të garantuar mbarëvajtjen e derbit.

TAGGED:derbiperplasjetirana
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Gjendet i vdekur në një hotel në Berlin zëvendëskryeministri i Bavarisë, Hubert Aiwanger

Raporti i KE-së ngre shqetësime për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Mangësi në AKU, laboratorë dhe kontrollet e pesticideve

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, vendos sërish mesazhin “Dialog” para Kryeministrisë

Shpërthimi në Elbasan, gjendet i pajetë 69-vjeçari nën rrënoja, shkon në dy numri i viktimave

Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat

Nga e njejta kategori
Aktualitet

Horoskopi 5 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Kryesore Sport

Spektakël në Champions League, Como shkatërron Lensin 9-1! Fitore edhe për Realin, Liverpooli rrëzohet nga Muriqi

Aktualitet

Çfarë ndodhi me kamerat/ Tentuan të fshihnin krimin me historinë e ariut, zbardhen detaje të reja nga vrasja në Bulqizë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • moti
  • rusia
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.