Cristiano Ronaldo e konsideron veten futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. Ylli portugez ka folur për karrierën e tij, rivalitetin me Lionel Messin dhe vlerësimin që, sipas tij, meriton për golat që vazhdon të shënojë edhe në moshën 41-vjeçare.
Gjatw intervistws pwr CNN Portugal, ku Ronaldo bisedoi me gazetarin dhe mikun e tij, Edu Aguirre. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, biseda ishte zhvilluar rreth një vit më parë.
“Jam më i miri i të gjitha kohërave, pikë. Shifrat flasin vetë. Nuk njoh askënd më të mirë se unë. Historia është shkruar tashmë. Mund ta përfundoja karrierën time sot dhe nuk do të pendohesha për asgjë”, deklaroi sulmuesi portugez.
Po ashtu Ronaldo u ndal edhe te krahasimet e vazhdueshme me Lionel Messin, rivaliteti me të cilin ka shënuar një epokë të futbollit botëror.
Sipas yllit portugez, të dy kanë shërbyer si burim motivimi për njëri-tjetrin. Ai e krahasoi rivalitetin mes tyre me atë të pilotëve legjendarë të Formula 1, Alain Prost dhe Ayrton Senna.
“Njëri i jepte gjithmonë motivim tjetrit, ashtu si Alain Prost dhe Ayrton Senna në Formula 1”, u shpreh Ronaldo.
Në fund, portugezi theksoi se nuk ndihet mjaftueshëm i vlerësuar për numrin e golave që vazhdon të shënojë, pavarësisht moshës. Ai nënvizoi kështu bindjen e tij se arritjet në fushën e lojës flasin vetë për karrierën që ka ndërtuar.