Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Atentat me tritol makinës në Gjirokastër, dy të plagosur. Ja pistat e dyshuara
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesore

Atentat me tritol makinës në Gjirokastër, dy të plagosur. Ja pistat e dyshuara

SHARE

Një automjet tip “Mercedes-Benz” ka shpërthyer në lëvizje mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, në qendër të Gjirokastrës.

Policia konfirmon se në shpërthim është përdorur lëndë plasëse, tritol, ndërsa po punohet për të përcaktuar sasinë e saj. Automjeti drejtohej nga Beqir Devolli, ndërsa pasagjer ishte Rigels Mela. Si pasojë e shpërthimit, të dy kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Beqir Devolli ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion, ndërsa Rigels Mela është jashtë rrezikut për jetën. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në një pjesë të madhe të qytetit, duke shkaktuar panik te banorët. Pas shpërthimit, automjeti ka përfunduar mbi trafikndarësen, përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në afërsi të gjykatës.

Të dy institucionet ndodhen vetëm pak metra larg njëri-tjetrit. Dyshimet paraprake janë se objektiv i atentatit mund të ketë qenë Rigels Mela. Në prill të vitit 2025, edhe automjeti i tij ishte përfshirë nga flakët pas një shpërthimi, ngjarje për të cilën mbeten për t’u sqaruar rrethanat dhe nëse ka lidhje me episodin e mbrëmjes së sotme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, përcaktimin e sasisë së tritolit dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

Lexo gjithashtu

Mbledhja e KLP, mandati i Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm mbaron më 5 dhjetor
Një gjykatëse federale autorizon një aktivitet satanist në Kapitolin e Ajovës, në SHBA. Kundërshtime nga autoritetet
Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit
Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE
TAGGED:Gjirokastershperthimtritol
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
1 Comment 1 Comment
  • Pingback: Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën 45-vjeçari! Jashtë rrezikut i riu që mbeti i plagosur - Altmedia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?

“Ekspertiza e pavlefshme’/ Seanca në GJKKO, Kryemadhi kërkon thirrjen si dëshmitarë të Ramës e Agaçit

Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth

Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin

Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores

Nga e njejta kategori
Aktualitet

Atentati ndaj Ervis Martinaj e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Bota

Polonia arreston 5 ushtarë polakë dhe një rus për spiunazh në favor të Rusisë

Bota Dosje

Nuk ka ndodhur vetëm me Trump/ Obama e Clinton humbën më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit në 94-ën e 2010-ën

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.