Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Alarmon kreu i inteligjencës britanike: 11 Shtatori mund të përsëritet
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Alarmon kreu i inteligjencës britanike: 11 Shtatori mund të përsëritet

SHARE

Bota mund të përballet me një 11 Shtator tjetër dhe Shërbimet Britanike të Inteligjencës por edhe ato botërore nuk duhet të përqëndroehn vetëm tek kërcënimet e të kaluarës , por duhet të jenë të përgatitura për një goditje të re strategjike, të ngjashme me sulmet e 11 Shtatorit 2001.

Paralajmërimin vjen nga drejtori i përgjithshëm i MI5, Ken Mçallum, në një opinion të publikuar të premten, në kuadër të 25-vjetorit të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara.

Mçallum theksoi se mësimi më i rëndësishëm nga 11 Shtatori është se goditja e ardhshme strategjike, pikërisht për shkak të natyrës së saj, nuk do të ngjajë domosdoshmërisht me atë të mëparshmen.

Sipas tij, shërbimet e sigurisë duhet të mësojnë nga sulmet e së kaluarës, por njëkohësisht duhet të shmangin rrezikun e përgatitjes së përsosur për të luftuar një armik, duke përdorur metodat dhe objektivat e së kaluarës. “E vërteta e pakëndshme është se goditja e ardhshme strategjike mund të jetë tashmë duke marrë formë diku ku ne ende nuk po shikojmë”, shkroi kreu i MI5.

Mçallum paralajmëroi se, megjithëse Al-Kaeda është dobësuar ndjeshëm, grupi mbetet një kërcënim, ashtu si edhe synimi i tij dhe i organizatave të tjera militante për të kryer sulme me një numër të madh viktimash.

Lexo gjithashtu

Melania Trump i dërgon letra personale Putinit dhe Zelenskyt: Të hapim rrugën drejt paqes
U arratis pasi vrau 8 persona, kapet autori i sulmeve të përgjakshme në Turqi
Kriza bankare trondit Paraguajn, paratë e klientëve në pikëpyetje! Dorëhiqet Presidenti
Mjeku lë Gjermaninë pas 17 vitesh karrierë: Nuk dua që puna të më marrë gjithë jetën

Ai iu referua edhe një komploti islamist të parandaluar së fundmi në Britaninë e Madhe, i cili kishte si objektiv kryerjen e sulmeve me armë ndaj komunitetit hebre në qytetin e Mançesterit.

Por, sipas drejtuesit të MI5, kërcënimet ndaj Britanisë nuk kufizohen vetëm te terrorizmi. Ai vuri në dukje rritjen e agresionit të mbështetur nga shtete të huaja, nga aktet e sabotimit të kryera përmes personave të rekrutuar nga rrjetet kriminale, deri te sulmet kibernetike kundër infrastrukturës kritike, përfshirë centralet elektrike.

“Ne nuk mund të presim goditjen e radhës për të zbuluar se kush e zotëron dobësinë, kush ka autoritetin për të vepruar apo kush duhej të merrte telefonin”, paralajmëroi Mçallum.

Në mesazhin e tij, kreu i MI5 tha se viktimave të 11 Shtatorit dhe atyre që mund të bëhen viktima të një sulmi të ardhshëm nuk u detyrohet vetëm kujtesa, por edhe përgatitja, qëndrueshmëria dhe aftësia për t’u përshtatur përpara se të ndodhë goditja e radhës.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Dashuri pa kushte përtej lidhjes biologjike, Çiljeta i bën dedikimin e veçantë Bekos

Jurgen Klopp i beson sërish, Brajan Gruda grumbullohet nga Gjermania

80 vite jetë dhe sakrifica, Atifete Jahjaga emocionon me urimin për të atin

Milanit i fiket shkëlqimi i derbit, Ferencvarosi merr fitoren e madhe në Itali

Dy protesta brenda pak orësh, studentët dhe PD zbresin në rrugë këtë të shtunë

Nga e njejta kategori
Bota

Një gjykatëse federale autorizon një aktivitet satanist në Kapitolin e Ajovës, në SHBA. Kundërshtime nga autoritetet

Bota

Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit

Analizë Bota

Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.