Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: E rëndë në Kosovë/ U ndalua me kokainë në makinë, gruaja ndërron jetë gjatë marrjes në pyetje në polici
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Rajoni

E rëndë në Kosovë/ U ndalua me kokainë në makinë, gruaja ndërron jetë gjatë marrjes në pyetje në polici

SHARE

Një grua ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë marrjes në pyetje në ambientet e Policisë së Kosovës. Ajo ishte ndaluar një ditë më parë në pikën kufitare të Vërmicës, pasi në automjetin ku udhëtonte u gjetën mbi 105 gramë kokainë dhe dy fishekë.

Sipas Policisë së Kosovës, e dyshuara po merrej në pyetje në praninë e avokatit mbrojtës, kur ka shfaqur probleme shëndetësore. Pas marrjes së ndihmës së parë në vendngjarje, ajo është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku ka ndërruar jetë rreth orës 01:30.

Trupi i saj është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, ndërsa për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes kanë nisur hetimet. Në proces është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

“E dyshuara femër kosovare, përderisa ka qenë duke filluar marrja në pyetje me prezencë të avokatit mbrojtës, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, ku edhe është kërkuar ndihma emergjente nga Spitali i Përgjithshëm Rajonal në Prizren. Pas ofrimit të ndihmës së parë mjekësore në vend, nga emergjenca ajo është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ku nga mjekët kompetentë, rreth orës 01:30, Policia është informuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndalimi në pikën kufitare të Vërmicës

Lexo gjithashtu

Thaçi: Jam krenar që kam qenë pjesë e UÇK-së, mbajtja e uniformës së saj është nderi më i madh i jetës sime
Grabitje e armatosur në mes të qytetit, autorët qëllojnë me armë dhe plagosin një person
Kosova ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe, Kurti paralajmëron kundërmasa
47-vjeçari nga Kosova humb jetën në aksidentin e rëndë, plagosen edhe dy persona

Ngjarja nisi më 15 nëntor 2026, rreth orës 18:00, kur autoritetet kufitare ndaluan një automjet BMW me targa lokale, në të cilin udhëtonin një burrë dhe një grua, të dy shtetas të Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi 105.7 gramë substancë të dyshuar si kokainë, dy fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe dy telefona celularë.

Sipas policisë, të dy personat ishin të njohur më parë për autoritetet. Me urdhër të prokurorit kompetent, është kontrolluar edhe banesa e të dyshuarit mashkull, ku është gjetur dhe sekuestruar një pajisje për identifikimin e GPS-ve dhe kamerave.

Pas marrjes në pyetje, i dyshuari mashkull është ndaluar për 48 orë. Ndërkohë, pas vdekjes së gruas, trupi i saj është dërguar për ekspertizë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

IPK dhe prokuroria përfshihen në hetime

Për rastin janë njoftuar njësitë hetimore të Stacionit Policor në Prizren, Sektori Rajonal i Hetimeve, Inspektorati Policor i Kosovës dhe prokurori kujdestar.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Hetuesisë dhe Forenzikës, të cilat kanë ndërmarrë veprimet fillestare për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave.

Shkaqet e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe rrethanat e vdekjes pritet të përcaktohen nga ekspertiza mjekoligjore dhe hetimet përkatëse.

TAGGED:kokainekosovemakine
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë në Europë: Kujdes në vendet e mbipopulluara dhe shmangni protestat

Aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda (EMRI)

Romelu Lukaku i jep fund aventurës me Belgjikën, largohet si golashënuesi më i mirë në histori

Aksident i rëndë në autostradës Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur

Përplasje te Kryeministria, policia nuk lejon protestën në bulevard

Nga e njejta kategori
Rajoni

Arrestohen gjashtë persona në Prishtinë për trafik droge, mes tyre ish-ministri Astrit Haraqija

Rajoni

E rrëzojnë përtokë dhe i grabisin zinxhirin e floririt, tre egjiptianë sulmojnë të moshuarën në Athinë

Aktualitet Rajoni

Arrestohet shqiptarja në Greqi, kapet me mbi 86 kg marijuanë në makinë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • spak
  • kryeministria
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.