Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Kina: Takimi Xi-Trump-Putin, me rëndësi historike për paqen dhe stabilitetin botëror
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
BotaPërtej

Kina: Takimi Xi-Trump-Putin, me rëndësi historike për paqen dhe stabilitetin botëror

SHARE

Kina e ka cilësuar si një takim me rëndësi të jashtëzakonshme dhe me karakter historik takimin e ardhshëm trepalësh mes presidentit kinez Xi Jinping, presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, deklaroi se takimi do të ketë rëndësi të veçantë për marrëdhëniet mes tre fuqive të mëdha dhe për stabilitetin ndërkombëtar.

Sipas saj, liderët do të zhvillojnë diskutime të thelluara mbi mbrojtjen e paqes botërore dhe promovimin e stabilitetit strategjik në marrëdhëniet mes fuqive të mëdha.

Takimi pritet të mbahet më 19 nëntor në qytetin Shenzhen të Kinës, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). Ai do të jetë takimi i parë i drejtpërdrejtë trepalësh mes liderëve të Kinës, SHBA-së dhe Rusisë.

Një nga çështjet që pritet të diskutohet është kontrolli dhe reduktimi i arsenaleve bërthamore, temë që është ngritur nga administrata amerikane. Megjithatë, Kina deri më tani ka argumentuar se SHBA-ja dhe Rusia, si dy vendet me arsenalet më të mëdha bërthamore, duhet të negociojnë fillimisht mes tyre.

Lexo gjithashtu

Bashkëshortja shtatzënë e priste në shtëpi, 20-vjeçari humb jetën tragjikisht në shinat e trenit
Rrjeti sekret i komunikimeve të NSA doli jashtë funksionit, shkak një përditësim i softuerit
Rrjeti i komunikimit të sigurisë kombëtare të SHBA-së del jashtë funksionit. S’ka prova për sulm kibernetik
Azilkërkuesit e kthyer nga Britania në Francë denoncojnë dhunën dhe kërcënimet nga kontrabandistët

Axhenda e plotë e takimit nuk është bërë ende publike, ndërsa zhvillimi i tij po shihet me interes të madh në arenën ndërkombëtare, për shkak të ndikimit që tre fuqitë kanë në zhvillimet gjeopolitike globale.

TAGGED:donald trumpvladimir putinXi Jinping
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Qëlloi gruan 3 herë me armë dhe e goditi 40 herë me kaçavidë, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm

Milani gati të bëjë çmendurinë për Endrick, 70 milionë euro në tavolinë për talentin brazilian

Erjon Vishkulli kthehet në Shqipëri pas tre javësh në Itali: Nuk jam penduar që dola në protestë

‘Edhe me Arlind Qorin bashkohem’, Berisha sërish thirrje për front të partive opozitare kundër Ramës

Projekti hekurudhor Durrës-Prishtinë, Rama: Shqipëria e Kosova mirëprisnin përfshirjen e Japonisë

Nga e njejta kategori
Bota Përtej

NATO diskuton reduktimin e trupave amerikane në Evropë, priten ndryshime para Krishtlindjeve

Bota

“Ishin si trajnues”/ Rusia akuzon: Trupat franceze në Ukrainë janë ‘pjesëmarrje e drejtpërdrejtë’ në luftë

Bota

BE miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, në listë mbi 100 individë dhe organizata

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • erion veliaj
  • horoskopi
  • spak
  • zgjedhje
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.