Aleatët e NATO-s do të diskutojnë me përfaqësuesin e Pentagonit, Elbridge Colby, rishikimin e pranisë ushtarake amerikane në Evropë. Lajmi është raportuar nga Reuters më 17 nëntor 2026.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se priten ndryshime në numrin e trupave amerikane, por ende nuk ka një vendim konkret mbi përmasat e reduktimit.
Aktualisht, SHBA ka rreth 80 mijë trupa të dislokuara në Evropë, prej të cilave rreth 35 mijë ndodhen në Gjermani.
Sipas burimeve ushtarake evropiane, një nga skenarët e diskutuar parashikon zhvendosjen e një brigade, rreth 5 mijë ushtarë, nga Gjermania drejt Azisë ose krahut lindor të NATO-s.
Rezultatet e rishikimit të Pentagonit pritet të bëhen të ditura përpara Krishtlindjeve. Ndërkohë, diskutimet mes aleatëve synojnë të shmangin krijimin e boshllëqeve në mbrojtjen evropiane.