Në minutën e 28 të ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kombeve, Shqipëria ka kaluar në avantazh përballë Bjellorusisë.
Goli është shënuar nga sulmuesi Rei Manaj.

Ndeshja po luhet në Budapest të Hungarisë dhe është e fundit në grupin e Ligës së Kombeve kundër Bjellorusisë. Kuqezinjtë vijnë si të parët e grupit me 12 pikë, 2 më shumë se Bjellorusia e vendit të dytë që është përfaqësuesja e vetme që kërcënon kuqezinjtë për kreun.