Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar propozimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare në Gjirin e Lalëzit, ai ka kërkuar që ndaj dy deputetëve të merren masa, por pa shkuar deri te largimi i tyre nga partia.
Sipas raportimeve nga mbledhja, Xhafaj ka kundërshtuar hedhjen në votim të kërkesës për përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, duke propozuar një masë më të moderuar.
“Të jetë ditë e parë për të gjithë. Të marrin masa, por jo të përjashtohen”, mësohet të jetë shprehur Xhafaj.
Qëndrimi i tij vjen pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për të votuar përjashtimin e dy socialistëve, çështje që është diskutuar gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS-së.