Në Poloni po qarkullojnë pretendime se Michał Oksiński, autori i sulmit në Krakov, kishte bindje të së majtës radikale, duke u identifikuar si antifashist dhe anarkokomunist, si dhe publikonte përmbajtje që tallte krishterimin.
Sipas postimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, profilet e tij në Facebook përmbanin materiale që dëshmonin këto bindje, por dy llogaritë tashmë nuk janë më të aksesueshme.
Kjo ka ngritur pikëpyetje mbi identitetin e personit që i ka fshirë ose çaktivizuar profilet, veçanërisht pas raportimeve se prindërit dhe motra e sulmuesit janë gjetur të vdekur në banesën e tyre.

Deri tani, pretendimet për bindjet politike të sulmuesit dhe personin që ka fshirë llogaritë nuk janë konfirmuar zyrtarisht.