Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Berisha komenton për herë të parë incidentet në protestë: Demokratët u provokuan
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

Berisha komenton për herë të parë incidentet në protestë: Demokratët u provokuan

SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se në protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë morën pjesë edhe mbështetës të opozitës, të cilët, sipas tij, iu bashkuan studentëve në shenjë solidariteti.

Duke iu përgjigjur pyetjes, Berisha mohoi që studentët të kishin shkaktuar incidente gjatë protestës. Sipas tij, përplasjet u nxitën nga persona të tjerë, të cilët i cilësoi si të paguar për të provokuar.

Ai pretendoi se personat që, sipas tij, provokuan përplasjet nuk kishin lidhje me studentët dhe se disa prej tyre ishin 30 deri në 50 vjeç. Berisha akuzoi gjithashtu se disa media pranë qeverisë kishin filmuar pikërisht momentet e incidenteve.

Kreu i PD-së kritikoi edhe disa persona që, sipas tij, kishin ndikuar negativisht në organizimin e protestës, duke i cilësuar si “zjarrfikës të paguar profesionistë”.

Sali Berisha: Siç e patë ju i dashur Kristi, asnjë incident nuk pati nga studentët. Zero incidente.
Unë mund të them ty, i kam dhe emrat e tyre. Dhe mund t’ua them, por vetëm për hir të asaj që s’po më duket e drejtë se do ta marrin si një sulm të egër personal, por absolutisht ata ishin që të gjithë të paguar fort për të provokuar dhe për të krijuar incidente.
Në qoftë se e vutë re ju Kristi, pikërisht aty ku u krijuan ato dy-tre, ndodheshin si për çudi mediat e qeverisë që t’i filmonin.
Por ata edhe njëherë, nuk janë studentë. Ju i rishihni edhe njëherë videot. Janë persona që ka prej tyre dhe 40-50 vjeç, ka të tjerë 30 vjeçarë me radhë, kështu që s’kanë asgjë të përbashkët me studentët.
Por një gjë, në qoftë se ju quani studentë disa eksponentë që i morën shpirtin Flamingove, gaboni. Ata janë rrezik për çdo lëvizje. Ata janë zjarrfikës të paguar profesionistë. Kështu që nuk kanë asgjë të përbashkët me protestën.
Kurse, ata që thonë se kjo protestë ishte e popullit, dje populli siç e patë ishte populli demokrat.
Dhe ka qenë dhe do të jetë populli demokrat në mbështetje të studentëve, në mbrojtje të tyre.
Kristi, që kur ka filluar revolta studentore, e cila është thirrur dhe njëherë nga Sindikata e Pavarur e Arsimit të Lartë, thirrje të cilës të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në universitete, në shkolla të mesme dhe jashtë universiteteve u janë përgjigjur ndër të parët.
Deputetët e Partisë Demokratike, drejtuesit e saj, në mënyrë konstante kanë marrë pjesë në to. Dhe përveç pjesëmarrjes si mbështetje, kanë bërë një mbrojtje efikase të studentëve nga policia, narkopolicia, nga proceset gjyqësore dhe të tjera.
Janë mbi 600 studentë, të cilët kanë marrë mbrojtje ligjore nga zyra jonë ligjore.
Ndaj dhe ne jemi parti proteste.
Kemi lindur në protestë dhe do të jemi në këtë protestë.
Jo me simbolet tona, në respekt të studentëve dhe pluralitetit të tyre, por në mbështetje të plotë.
Dhe unë ftoj edhe njëherë të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë qytetarët, t’i mbështesim studentët.
Regjimi kreu barbarinë ndaj tyre.
Si mundet ne të pranojmë të tërhiqemi para akteve barbare, para plumbave që u vërshuan mbi të rinjtë, para gjymtyrëve të thyera, kafkave të çara.
Nuk mundet të ndodhë kjo kurrë.
Ne jemi forcë politike. Ne përdorim ato instrumente që kemi. Dhe kur ne bëjmë thirrje, nuk shkojmë kurrë për të postuar, jo, ne shkojmë për të mbështetur dhe për të mbrojtur, po.
Dhe unë them se këtë detyrë e kemi bërë më shumë se asnjë forcë tjetër politike.
Ndaj dhe edhe njëherë shfrytëzoj rastin të bëj thirrje për bashkim, të bashkohemi në mbështetje të revoltës studentore.
Ata që mendojnë se protesta është e tyre, ata përsërisin në mënyrë të pavetëdijshme, në një formë apo një tjetër, kufizimin e të drejtës për protestë.
Askush s’mund t’i kufizojë tjetrit të drejtën e protestës.
Kjo është e paimagjinueshme.

Lexo gjithashtu

Dy ditë zi kombëtare në Poloni, flamujt ulen në gjysmështizë për viktimat
Dy gola në 19 minuta, Interi kalon me sukses pengesën Como
Përballë në shesh, bashkë në tryezë! PD e PS i bashkon Zgjedhorja, pa dakordësi për agjendën
Tronditje në SHBA, gjendet i pajetë avokati që mbrojti të dënuarin për vrasjen e Tupac
TAGGED:pdprotestesali berishastudente
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Përplasje mes autobotit dhe motomjetit në Fier, një person përfundon i plagosur

Spiropali i kushton lutjen e së dielës të sëmurëve: “Zoti qoftë me ju”

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare në tryezën e mafies, ulen si të barabartë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra

Rritet bilanci i viktimave në aksidentin hekurudhor në Egjipt. Shkon në 7 numri i të vdekurve, 112 të plagosur

Mega-skandali fiskal në Greqi: 206 milionë euro borxhe, 1 283 persona nën hetim dhe 16 të arrestuar

Nga e njejta kategori
Bota Përtej

Autori i sulmit në Krakov, bindje të së majtës radikale dhe antifashist? Ja detajet

Bota

Kompania e Mira Muratit pranë një financimi prej 5 miliardë dollarësh

Sport

Liverpool mposht Crystal Palace 3-1 dhe ngjitet në kuotën e 18 pikëve në Premier League, humb Chelsea

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • horoskopi
  • rusia
  • ministria e arsimit
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.