Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Demokratët u refuzuan në protestën e të rinjve, Berisha: Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
KryesorePolitike

Demokratët u refuzuan në protestën e të rinjve, Berisha: Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë

SHARE

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar pas përplasjes së protestuesve dhe demokratëve në tubimin e së shtunës përpara Ministrisë së Arsimit.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, lideri i PD-së pretendoi se ata që krijuan incidente ishin të paguar nga qeveria dhe jo studentë.

Ai shtoi gjithashtu se PD do të vazhdojë të marrë pjesë në protestë.

“Unë mund të them ty, i kam dhe emrat e tyre. Dhe mund t’ua them, por vetëm për hir të asaj që s’po më duket e drejtë se do ta marrin si një sulm të egër personal, por absolutisht ata ishin që të gjithë të paguar fort për të provokuar dhe për të krijuar incidente.Në qoftë se e vutë re, pikërisht aty ku u krijuan ato dy-tre, ndodheshin si për çudi mediat e qeverisë që t’i filmonin.

Por ata edhe njëherë, nuk janë studentë. Ju i rishihni edhe njëherë videot. Janë persona që ka prej tyre dhe 40-50 vjeç, ka të tjerë 30-vjeçarë me radhë, kështu që s’kanë asgjë të përbashkët me studentët.Por një gjë, në qoftë se ju quani studentë disa eksponentë që i morën shpirtin Flamingove, gaboni. Ata janë rrezik për çdo lëvizje. Ata janë zjarrfikës të paguar profesionistë. Kështu që nuk kanë asgjë të përbashkët me protestën.Kurse, ata që thonë se kjo protestë ishte e popullit, dje populli siç e patë ishte populli demokrat.

Lexo gjithashtu

Përballë në shesh, bashkë në tryezë! PD e PS i bashkon Zgjedhorja, pa dakordësi për agjendën
Përplasje mes autobotit dhe motomjetit në Fier, një person përfundon i plagosur
Spiropali i kushton lutjen e së dielës të sëmurëve: “Zoti qoftë me ju”
Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare në tryezën e mafies, ulen si të barabartë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra

Dhe ka qenë dhe do të jetë populli demokrat në mbështetje të studentëve, në mbrojtje të tyre.Që kur ka filluar revolta studentore, e cila është thirrur dhe njëherë nga Sindikata e Pavarur e Arsimit të Lartë, thirrje të cilës të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në universitete, në shkolla të mesme dhe jashtë universiteteve u janë përgjigjur ndër të parët.

Deputetët e Partisë Demokratike, drejtuesit e saj, në mënyrë konstante kanë marrë pjesë në to. Dhe përveç pjesëmarrjes si mbështetje, kanë bërë një mbrojtje efikase të studentëve nga policia, narkopolicia, nga proceset gjyqësore dhe të tjera.Janë mbi 600 studentë, të cilët kanë marrë mbrojtje ligjore nga zyra jonë ligjore. Ndaj dhe ne jemi parti proteste.

Kemi lindur në protestë dhe do të jemi në këtë protestë. Jo me simbolet tona, në respekt të studentëve dhe pluralitetit të tyre, por në mbështetje të plotë. Dhe unë ftoj edhe njëherë të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë qytetarët, t’i mbështesim studentët”, tha ndër të tjera Berisha.

TAGGED:protestasali berisha
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Dy ditë zi kombëtare në Poloni, flamujt ulen në gjysmështizë për viktimat

Dy gola në 19 minuta, Interi kalon me sukses pengesën Como

Tronditje në SHBA, gjendet i pajetë avokati që mbrojti të dënuarin për vrasjen e Tupac

Rritet bilanci i viktimave në aksidentin hekurudhor në Egjipt. Shkon në 7 numri i të vdekurve, 112 të plagosur

Mega-skandali fiskal në Greqi: 206 milionë euro borxhe, 1 283 persona nën hetim dhe 16 të arrestuar

Nga e njejta kategori
Bota Kryesore

Trump kritikon rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Amerika bëri një hap të madh prapa

Aktualitet Politike

Berisha komenton për herë të parë incidentet në protestë: Demokratët u provokuan

Politike

Mediu propozon koalicion qytetar-politik me studentë e pedagogë: Kandidat i përbashkët për zgjedhjet lokale

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • horoskopi
  • rusia
  • ministria e arsimit
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.