Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot nga studentët dhe opozita para Kryeministrisë.
Përmes një deklarate, Berisha falënderoi mijëra studentë dhe qytetarë, të cilët sipas tij, hodhën në koshat e plehrave aktet e miratuara nga kryeministri Edi Rama, që synonin të ndalonin revoltën studentore.
“Kisha bindjen më të madhe se qytetarët, se studentët dhe studentet, qytetarët e Tiranës do t’u jepnin përgjigjen më të merituar, shpërfilljen totale, hedhjen në kosh të plehrave akteve antikushtetuese, antiligjore, me të cilat Edi Rama mendonte se do mund të gjejë mburojë, mbrojtje, mendoi se do mund të ndalojë protestën”.
Berisha paralajmëroi gjithashtu se Partia Demokratike nuk do të respektojë asnjë akt që, sipas tij, bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe kufizon liritë e garantuara prej saj dhe Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut.