Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ i ngjason tashmë një arenë beteje. Nga krahu i Kryeministris qëndrojnë forcat e policisë të cilat nuk po përparojnë por po u përgjigjen sulmeve të protestuesve me ujë e gaz lotësjellës.
Sakaq protestuesit janë të vendosur në të katërt anët e unazës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ duke sulmuar policinë me gurë, moltovë e fishekzjarrë.
Situata mbetet e përshkallëzuar.