Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Zgjedhjet në SHBA/ Çfarë thotë urdhri i Trump i vitit 2018 për ndërhyrjet e huaja, procesi i verifikimit deri në shkurt 2027
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
BotaDosjePërtej

Zgjedhjet në SHBA/ Çfarë thotë urdhri i Trump i vitit 2018 për ndërhyrjet e huaja, procesi i verifikimit deri në shkurt 2027

SHARE

Një urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga Donald Trump në vitin 2018 gjatë presidencës së parë parashikon një mekanizëm me dy faza për të hetuar dhe vlerësuar ndërhyrjet e mundshme të huaja në zgjedhjet amerikane. Bëhet fjalë për Urdhrin Ekzekutiv 13848, të datës 12 shtator 2018, i cili parashikon përgjegjësi konkrete për Inteligjencën Kombëtare, Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare.

Dokumenti ka marrë sërish rëndësi në prag të zgjedhjeve afatmesme amerikane të 3 nëntorit 2026, ndërsa më 31 gusht të këtij viti, Trump nënshkroi një njoftim për vazhdimin edhe me një vit të gjendjes së emergjencës kombëtare lidhur me kërcënimin e ndërhyrjeve të huaja në zgjedhjet amerikane.

Sipas mekanizmit të përcaktuar në urdhër, procesi i vlerësimit zhvillohet në dy faza.

Faza e parë – 45 ditë pas zgjedhjeve

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare (DNI), në bashkëpunim me institucionet përkatëse, duhet të vlerësojë informacionet mbi ndërhyrjet e mundshme nga qeveri të huaja ose persona që veprojnë në emër të tyre. Raporti duhet të identifikojë natyrën e ndërhyrjes, metodat e përdorura, personat e përfshirë dhe shtetet që mund ta kenë autorizuar ose mbështetur atë.

Lexo gjithashtu

Mesazh personal nga Khamenei për Putinin, Moska dhe Teherani diskutojnë gazsjellësin strategjik
E rëndë në Gjermani/ Avioni shpërthen në ajër dhe rrëzohet në zonë të banuar. Raportohet për viktima e të plagosur
I riu shqiptar që vrau nënën në Itali, përfundon në psikiatri
SHBA e Irani pranë marrëveshjes, Teherani gatishmëri edhe për të diskutuar programin bërthamor

Nëse llogaritja nis nga përfundimi i zgjedhjeve të 3 nëntorit 2026, afati 45-ditor përfundon më 18 dhjetor.

Faza e dytë – 45 ditë të tjera

Pas marrjes së raportit të parë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Sekretari i Sigurisë Kombëtare kanë 45 ditë të tjera për të vlerësuar ndikimin e mundshëm të ndërhyrjeve të huaja.

Shqyrtimi përfshin sigurinë dhe integritetin e infrastrukturës zgjedhore, numërimin e votave, transmetimin e rezultateve, si dhe sistemet e organizatave politike, fushatave dhe kandidatëve.

Nëse raporti i parë dorëzohet më 18 dhjetor, edhe faza e dytë do të përfundojë rreth 1 shkurtit 2027.

TAGGED:shbaUrdhri i Trumpzgjedhjet e mesmandatit
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

PD nis mbledhjen e firmave për referendumin kundër kullave në Parkun Rinia

Rama: Politikë të re të strehimit, hapësira të reja për studentët. Inspektorët jo për gjoba, të marrin fund kontrollet e befasishme

Si po i trajton Gjermania protestat e Brezit Z

Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati i fundvitit 2027?

Presidenti i Izraelit përfundon konsultimet, 67 deputetë mbështesin Gadi Eisenkotin. Mandati për qeverinë jepet të dielën

Nga e njejta kategori
Aktualitet Dosje

Vrasja e Urim Fikut, bashkëshortja dhe i biri nuk pranojnë autorësinë në gjykatë

Bota Kryesore

Bisedimet për Ukrainën, Kushner prezanton planin me pesë pika për sigurinë në Evropë

Bota Përtej

Çështja civile që përfshin Bill Gates në Holandë, avokati i arrestuar në 2025 del nga mbikëqyrja elektronike

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • moti
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.