Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Çështja civile që përfshin Bill Gates në Holandë, avokati i arrestuar në 2025 del nga mbikëqyrja elektronike
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
BotaPërtejVideo

Çështja civile që përfshin Bill Gates në Holandë, avokati i arrestuar në 2025 del nga mbikëqyrja elektronike

SHARE

Një çështje gjyqësore që prej vitit 2023 po zhvillohet në Holandë, ku mes të paditurve janë bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, drejtuesi i Pfizer, Albert Bourla, ish-kryeministri holandez Mark Rutte dhe disa persona të tjerë.

Padia është ngritur nga shtatë qytetarë holandezë, të cilët pretendojnë se janë mashtruar lidhur me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave kundër COVID-19. Ata kërkojnë që gjykata të konstatojë përgjegjësinë e të paditurve dhe të shqyrtojë pretendimet e tyre për dëmet e pretenduara. Të paditurit i kanë kundërshtuar akuzat.

Çështja u shqyrtua në një seancë publike më 22 tetor 2026, në gjykatën e Leeuwarden, ku palët paraqitën qëndrimet e tyre përpara një trupi gjykues prej tre gjyqtarësh. Sipas dokumentacionit të publikuar për procesin, vendimi pritet të shpallet në periudhën nga 9 dhjetori 2026 deri në fund të shkurtit 2027.

Çfarë ndodhi me avokatin Arno van Kessel?

Në qendër të vëmendjes është edhe avokati holandez Arno van Kessel, i cili ishte përfshirë në nisjen e procesit gjyqësor. Ai u arrestua më 11 qershor 2025, në kuadër të një hetimi të veçantë penal, ku dyshohet për përfshirje në një organizatë kriminale me karakter terrorist.

Lexo gjithashtu

Zgjedhjet në SHBA/ Çfarë thotë urdhri i Trump i vitit 2018 për ndërhyrjet e huaja, procesi i verifikimit deri në shkurt 2027
‘Fol me Kryeministrin”, Rama prezanton platformën e re të komunikimit: Gati për dialog
Bisedimet për Ukrainën, Kushner prezanton planin me pesë pika për sigurinë në Evropë
Zgjedhjet në SHBA, pretendime për manipulim: 2 100 qarqe lëvizën drejt demokratëve, çfarë tregojnë shifrat?

Sipas raportimit të medias holandeze “De Andere Krant”, Van Kessel kaloi më shumë se tetë muaj në paraburgim, ndërsa më pas u la në pritje të procesit penal nën masa mbikëqyrjeje, përfshirë vendosjen e një byzylyku elektronik.

Më 21 tetor 2026, një ditë përpara seancës së çështjes civile ndaj Gates dhe të tjerëve, gjykata vendosi t’i hiqte masën e mbikëqyrjes elektronike. Sipas avokatit të tij mbrojtës, Chris-Jan Kamminga, Van Kessel tashmë mund të udhëtojë edhe drejt Austrisë, ku pritet të qëndrojë gjatë kohës që pret nisjen e procesit penal.

Megjithatë, heqja e byzylykut elektronik nuk nënkupton mbylljen e hetimit apo shfajësimin e tij. Sipas të njëjtit raportim, Van Kessel vijon të jetë i dyshuar në çështjen penale të njohur si “Barracuda”.

Sakaq duhet theksuar seprocesi ndaj Bill Gates në Holandë është një padi civile dhe jo një procedim penal. Pra, Gates nuk është shpallur fajtor dhe nuk është marrë ndonjë vendim gjyqësor që të vërtetojë pretendimet e paditësve.

Gjykata kishte pranuar juridiksionin për të shqyrtuar padinë civile, pa vendosur mbi vërtetësinë e pretendimeve.

Tashmë, pas seancës së 22 tetorit 2026, palët presin vendimin e gjykatës holandeze, ndërsa hetimi penal ndaj avokatit Arno van Kessel mbetet një çështje më vete.

TAGGED:Bill GatesgjyqiHolandePfizervaksina
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës

Vrasja e Urim Fikut, bashkëshortja dhe i biri nuk pranojnë autorësinë në gjykatë

Kosova publikon listën për ndeshjet e nëntorit, Foda fton disa talenta të rinj

Zjarr i madh në një magazinë në Mamurras, digjen bimë mecidinale

Arrestohet mësuesi i edukimit fizik në Vlorë, 7 nxënëse të mitura e kallëzojnë për ngacmim seksual

Nga e njejta kategori
Bota

Tjetër rast kërcënimi, avioni Romë-Lisbonë ulet nën masa sigurie

Aktualitet Video

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Bota

Bursat në ‘pikiatë’, Trump fajëson fitoren e demokratëve për rënien e Wall Street

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • moti
  • kryeministria
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.