Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Berisha u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës: Nesër të gjithë me studentët
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

Berisha u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës: Nesër të gjithë me studentët

SHARE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës së nesërme në mbështetje të studentëve, duke e cilësuar suksesin e revoltës së tyre si një fitore për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Përmes një mesazhi publik, Berisha u kërkoi qytetarëve, pavarësisht moshës dhe bindjeve politike, të marrin pjesë në tubim dhe të mbështesin kërkesat e studentëve.

Në deklaratën e tij, kreu i PD-së përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, duke e akuzuar këtë të fundit për korrupsion dhe keqqeverisje.

Ai vlerësoi qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e studentëve gjatë protestave, duke theksuar se ata meritojnë mbështetjen e qytetarëve. Në përfundim, Berisha përsëriti thirrjen për mobilizim në protestën e nesërme, duke e lidhur pjesëmarrjen e qytetarëve me mbështetjen ndaj kërkesave të studentëve.

Berisha bën thirrje: Së pari, një thirrje miqësore për çdo qytetar shqiptar, të bashkohemi nesër në protestën më të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore kundër Padrinos së Shqipërisë, kreut të organizatës kriminale, narkodiktaturës që ka vendosur ai.
Suksesi i revoltës studentore është sukses i çdo qytetari shqiptar që e do këtë vend.
Është sukses i shqiptarëve të të gjitha moshave dhe bindjeve që duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri.
Është sukses për kombin shqiptar, i cili po e boshatis këtë vend ndër më të pasurit në Evropë dhe në botë.
Është sukses i shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve.
Ndaj dhe thirrja ime është: të gjithë me studentët, të gjithë për studentët, për suksesin e revoltës së tyre.
Studentët kanë dëshmuar kulmet e guximit të shqiptarëve.
Studentët kanë habitur shqiptarët dhe botën me trimërinë, sakrificat, vendosmërinë e tyre.
Ata meritojnë çdo mbështetje.
Të gjithë në Tiranë, të gjithë me studentët!

Lexo gjithashtu

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës
Vrasja e Urim Fikut, bashkëshortja dhe i biri nuk pranojnë autorësinë në gjykatë
Kosova publikon listën për ndeshjet e nëntorit, Foda fton disa talenta të rinj
Zjarr i madh në një magazinë në Mamurras, digjen  bimë mecidinale
TAGGED:protestesali berishastudentetirane
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Zgjedhjet në SHBA/ Çfarë thotë urdhri i Trump i vitit 2018 për ndërhyrjet e huaja, procesi i verifikimit deri në shkurt 2027

Arrestohet mësuesi i edukimit fizik në Vlorë, 7 nxënëse të mitura e kallëzojnë për ngacmim seksual

Apeli dënon me 12 vite e 8 muaj burg Ilir Beqarajn për vrasjen e Gentian Bejtjes

‘Fol me Kryeministrin”, Rama prezanton platformën e re të komunikimit: Gati për dialog

Bisedimet për Ukrainën, Kushner prezanton planin me pesë pika për sigurinë në Evropë

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit

Aktualitet Politike

Ambasadorja e Holandës: Jemi të shokuar nga dhuna në protesta

Aktualitet

Pas tre orësh në SPAK, Ardit Gjebrea: S’flas dot për shkak të sekretit hetimor, prokurorët ishin miqësorë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • moti
  • kryeministria
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.