Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Ftohet për herë parë vëllai i Bellingham, Tuchel surprizon me listën e Anglisë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Sport

Ftohet për herë parë vëllai i Bellingham, Tuchel surprizon me listën e Anglisë

SHARE

Një moment i veçantë pritet për familjen Bellingham, pasi mesfushori Jobe Bellingham është grumbulluar për herë të parë në kombëtaren A të Anglisë, ku mund të luajë përkrah vëllait të tij, Jude Bellingham.

Trajneri Thomas Tuchel ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve. Anglia do të përballet fillimisht me Kroacinë të enjten e ardhshme, përpara transfertës ndaj Spanjës të dielën.

Jobe Bellingham merr ftesën e parë

21-vjeçari është shpërblyer me ftesën në kombëtaren A pas paraqitjeve të tij me Borussia Dortmundin, ku aktivizohet prej 18 muajsh, pas transferimit nga Sunderland.

Mesfushori ka qenë pjesë e rregullt e përfaqësueses U21, me të cilën ka zhvilluar 12 ndeshje. Tashmë ai merr mundësinë për të debutuar me ekipin e parë.

Lexo gjithashtu

Maran shpall listën e Kombëtares për ndeshjet ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë, ftohet mbrojtësi i Dinamos
Jurgen Klopp i beson sërish, Brajan Gruda grumbullohet nga Gjermania
Milanit i fiket shkëlqimi i derbit, Ferencvarosi merr fitoren e madhe në Itali
Llogaritë e fundit në Nations League, Maran shpall nesër listën e kuqezinjve

Nëse të dy vëllezërit aktivizohen, Jude dhe Jobe do të bëhen çifti i katërt i vëllezërve që luajnë për Anglinë në epokën moderne, pas Gary dhe Phil Neville, Bobby dhe Jack Charlton, si dhe Trevoh dhe Nathaniel Chalobah.

Emra të rinj dhe mungesa në listën e Tuchel

Një tjetër emër i ri në listën e trajnerit është Josh King i Fulhamit, i cili merr ftesën e parë me kombëtaren A.

Ndërkohë, Tuchel ka lënë jashtë Cole Palmer, Kobbie Mainoo dhe Phil Foden. Palmer, i cili ka regjistruar gjashtë kontribute në gola në Premier League këtë sezon, nuk është përfshirë në grumbullim. Mainoo vjen pas një paraqitjeje të plotë në fitoren e Manchester United ndaj Romës në Champions League.

Në listë rikthehet edhe Ben White, ndërsa Trent Alexander-Arnold ruan vendin e tij. Pjesë e skuadrës është edhe Djed Spence, i cili mungonte në grumbullimin e mëparshëm.

TAGGED:AngliaBellingham
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Apeli dënon me 12 vite e 8 muaj burg Ilir Beqarajn për vrasjen e Gentian Bejtjes

‘Fol me Kryeministrin”, Rama prezanton platformën e re të komunikimit: Gati për dialog

Bisedimet për Ukrainën, Kushner prezanton planin me pesë pika për sigurinë në Evropë

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit

Ambasadorja e Holandës: Jemi të shokuar nga dhuna në protesta

Nga e njejta kategori
Sport

Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores

Sport

Kaos në futbollin brazilian/ 53 kartonë të kuq pas përleshjes në gjysmëfinalen U-20

Sport

Kane dhe Bayern zgjasin ‘martesën’, shifra rekord në kontratën e re për fituesin e  Topit të Artë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • moti
  • kryeministria
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.