Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Progres-Raporti për Shqipërinë, gjyqtarët e prokurorët: Problem sulmet ndaj magjistratëve
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

Progres-Raporti për Shqipërinë, gjyqtarët e prokurorët: Problem sulmet ndaj magjistratëve

SHARE

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kanë reaguar lidhur me progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, duke vlerësuar progresin e bërë në sistemin e drejtësisë, por duke ngritur shqetësime për problematikat që vijojnë të mbeten të pazgjidhura.

Përmes një deklarate të përbashkët, tre organizatat theksojnë se raporti i publikuar më 4 nëntor 2026 evidenton përmirësime në funksionimin e gjyqësorit dhe forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe integritetit pas përfundimit të procesit të vettingut. Megjithatë, sipas tyre, dokumenti evidenton edhe problematika serioze që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

“Raporti 2026 i Komisionit Europian, i publikuar më 4 nëntor 2026, vlerëson se Shqipëria ka bërë progres të mirë në funksionimin e gjyqësorit dhe se përfundimi i vettingut ka forcuar më tej pavarësinë, llogaridhënien dhe integritetin. Ky progres është arritur falë punës së përditshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve, shpesh në kushte të vështira. Por raporti tregon qartë edhe atë që mbetet pa zgjidhje.

Komisioni evidenton se kanë vijuar përpjekjet e zyrtarëve publikë dhe politikanëve, përfshirë në nivelet më të larta, për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi institucionet e drejtësisë, si dhe sulmet personale ndaj magjistratëve. Konflikti për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi pagat solli bllokimin e buxheteve të gjyqësorit dhe mospagimin e pagave të gushtit, një situatë që raporti e cilëson të paprecedentë. Raporti thekson se reforma e pagave duhet të respektojë standardet e CEPEJ-it, parimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të përfshijë konsultime kuptimplota me gjyqësorin.

Raporti konstaton mungesë progresi në garantimin e standardeve të sigurisë për gjyqtarët dhe prokurorët. Tetë magjistratë janë vendosur në mbrojtje: gjashtë prokurorë dhe dy gjyqtarë. Sipas raportit, vrasja e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Astrit Kalaja, në tetor 2025, nuk u pasua nga një reagim i mjaftueshëm i gjykatave, autoriteteve shtetërore dhe këshillave për garantimin e sigurisë së gjyqësorit në të gjitha nivelet.

Lexo gjithashtu

Ambasadorja e Holandës: Jemi të shokuar nga dhuna në protesta
Pas tre orësh në SPAK, Ardit Gjebrea: S’flas dot për shkak të sekretit hetimor, prokurorët ishin miqësorë
Çështja civile që përfshin Bill Gates në Holandë, avokati i arrestuar në 2025 del nga mbikëqyrja elektronike
Rama: Inspektorët do të pajisen me kamera në trup, kontrollet e befasishme duhet të marrin fund

Gjykatat dhe prokuroritë në nivel rrethi vijojnë të punojnë nën kufizime të rënda, me ngarkesë të lartë dhe personel të kufizuar. Për prokuroritë e rretheve, raporti shënon edhe kapacitete të pamjaftueshme për hetimet financiare dhe çështjet komplekse, dhe rekomandon që forcimi i tyre të jetë përparësi.

Mungesa e magjistratëve dhe e personelit mbështetës, si dhe vonesat në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve, vazhdojnë të ndikojnë në cilësinë dhe eficiencën e drejtësisë.

Ne, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, u kërkojmë institucioneve përgjegjëse që rekomandimet e raportit të zbatohen pa vonesë: të ndalen ndërhyrjet dhe sulmet ndaj magjistratëve, reforma e pagave të hartohet në konsultim të vërtetë me gjyqësorin, të merren masa konkrete për sigurinë e gjykatave dhe prokurorive, dhe sistemi i drejtësisë të pajiset me burimet njerëzore e teknike që i nevojiten”, thuhet, ndër të tjera, në shkresë.

TAGGED:gjyqtaretprogres raporti
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Zgjedhjet në SHBA, pretendime për manipulim: 2 100 qarqe lëvizën drejt demokratëve, çfarë tregojnë shifrat?

Berisha u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës: Nesër të gjithë me studentët

Maran shpall listën e Kombëtares për ndeshjet ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë, ftohet mbrojtësi i Dinamos

Tragjedi në Vlorë! Humb jetën nga rryma elektrike 45-vjeçari gjatë punës në nënstacionin e Koculit (EMRI)

Ilir Meta reagon për progresraportin e BE-së: Nuk ka integrim me korrupsionin dhe kapjen e shtetit

Nga e njejta kategori
Sport

Ftohet për herë parë vëllai i Bellingham, Tuchel surprizon me listën e Anglisë

Aktualitet Politike

PD çon në Kushtetuese aktet normative të qeverisë për protestën: Cenohet e drejta e qytetarëve

Rajoni

Ndodh në Greqi, ministrit i hakohet email-i në ditën e lindjes, porositen 200 makina luksoze dhe 24 armë zjarri

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.