Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Trump paralajmëron: Brenda dy javëve do kemi një marrëveshje të madhe që do përfshijë jo vetëm Ukrainën por edhe gjithë Europën
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
BotaKryesore

Trump paralajmëron: Brenda dy javëve do kemi një marrëveshje të madhe që do përfshijë jo vetëm Ukrainën por edhe gjithë Europën

SHARE

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e një marrëveshjeje të gjerë me Rusinë, e cila, sipas tij, mund të përfshijë jo vetëm Ukrainën, por edhe të gjithë Evropën.

Deklarata vjen pas një takimi të pazakontë në Shtëpinë e Bardhë, ku Zonja e Parë, Melania Trump, priti përfaqësues rusë dhe ukrainas. Gjatë aktivitetit, Trump zhvilloi edhe një takim të paplanifikuar me Kirill Dmitriev, të dërguarin e presidentit rus Vladimir Putin.

I pyetur nga gazetarët për bisedën me Dmitriev, Trump nuk dha hollësi, por la të kuptohej se po punohej për një marrëveshje me përmasa më të gjera.

“Nuk mund t’ju them se çfarë diskutova. Por po ju them vetëm se do të jetë një marrëveshje, do të jetë një marrëveshje e madhe”, u shpreh ai.

“Do të jetë shumë e madhe. Do të përfshijë më shumë se vetëm Ukrainën dhe madje mund të them se mund të përfshijë të gjithë Evropën. Do të jetë një marrëveshje e madhe dhe e bukur dhe të gjithë do të jenë të emocionuar”, shtoi presidenti amerikan.

Lexo gjithashtu

Tjetër rast kërcënimi, avioni Romë-Lisbonë ulet nën masa sigurie
Bursat në ‘pikiatë’, Trump fajëson fitoren e demokratëve për rënien e Wall Street
Zbulohen mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone në Spanjë, hetimet prekin organizatën shqiptare
Ambasadori amerikan Eric Wendt prezanton tri prioritetet e mandatit të tij: Përfitim i ndërsjelltë për SHBA-në dhe Shqipërinë

Trump bëri të ditur se nuk ishte takuar me përfaqësuesit ukrainas që ndodheshin gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë.

Melania Trump kërkon një armëpushim të qëndrueshëm

Gjatë takimit, Melania Trump bëri thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm në Ukrainë, duke shprehur shpresën se përpjekjet humanitare mund të shërbejnë si bazë për një marrëveshje më afatgjatë.

Zonja e Parë iu referua një armëpushimi lokal gjashtëditor në qytetin ukrainas të Oleshky-t dhe theksoi rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje që do të shmangte vuajtjet e mëtejshme të civilëve.

“Tani duhet të përdorim guximin që sollëm në Oleshky për të gjetur terren të përbashkët përmes një shqetësimi të përbashkët për vuajtjet e njerëzve të pafajshëm”, deklaroi ajo.

“Së bashku, ne mund të krijojmë diçka më të qëndrueshme sesa një armëpushim të përkohshëm.”

Melania Trump tha se po u dërgonte letra personale presidentëve Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky përmes përfaqësuesve të tyre, Kirill Dmitriev dhe David Arakhamia.

Nga ana e tij, Dmitriev e falënderoi në emër të Putinit për rolin e saj humanitar. Në takim morën pjesë gjithashtu përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për të drejtat e njeriut në Rusi dhe Ukrainë.

Bisedimet në Abu Dhabi dhe garancitë e sigurisë

Zhvillimet në Shtëpinë e Bardhë vijnë përpara rifillimit të bisedimeve trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, të planifikuara në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në Kiev, presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, përpara takimit të ardhshëm.

Kushner tha se kishte diskutuar me zyrtarë ukrainas, përfaqësues të NATO-s dhe zyrtarë evropianë mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe një arkitekturë më të gjerë të sigurisë në Evropë.

Ndërkohë, Uashingtoni raportohet se po shqyrton edhe mundësi bashkëpunimi ekonomik me Moskën, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për Ukrainën.

Meloni kritikon mungesën e koordinimit në Evropë

Në këtë kontekst, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar mënyrën e koordinimit të vendeve evropiane në negociatat për Ukrainën.

Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, Meloni ka kërkuar që Bashkimi Evropian të përcaktojë qartë se kush do ta përfaqësojë në tryezën e negociatave dhe me çfarë mandati.

“E gjithë kjo po na bën të dukemi krejtësisht pa besueshmëri në trajtimin e një prej dosjeve më të ndërlikuara me të cilat po përballen kombet tona”, shkroi ajo.

Sipas Melonit, përhapja e takimeve në formate të ndryshme krijon përshtypjen e mungesës së një qëndrimi të përbashkët evropian dhe mund të dobësojë pozicionin e BE-së në negociata.

Ajo kërkoi që çështja të diskutohet në takimin e ardhshëm të liderëve evropianë dhe që të merret një vendim për përfaqësimin e unionit në proces.

Zelensky kërkon ndihmë për infrastrukturën energjetike

Paralelisht me përpjekjet diplomatike, Ukraina po përballet me pasojat e sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës energjetike.

Zelensky u ka bërë thirrje vendeve të Amerikës Latine të ndihmojnë Ukrainën me pajisje për riparimin e sistemit energjetik.

“Çdo termocentral në Ukrainë është dëmtuar në një mënyrë ose në një tjetër nga sulmet”, deklaroi ai, duke theksuar se ekipet teknike po punojnë pa ndërprerje për të rikthyer furnizimin me energji elektrike.

Ai kërkoi më shumë bashkëpunim ndërkombëtar për rindërtimin dhe riparimin e infrastrukturës së dëmtuar.

Në takimin e mbajtur në Madrid, në kuadër të samitit të Komunitetit Ibero-Amerikan, morën pjesë edhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, presidenti i Guatemalës Bernardo Arévalo, presidenti i Hondurasit Nasry Asfura, sekretari i përgjithshëm i OKB-së António Guterres dhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa.

Ndërsa përpjekjet diplomatike po intensifikohen, Ukraina përgatitet për një tjetër dimër të vështirë, mes sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike dhe pasigurisë mbi ecurinë e negociatave.

TAGGED:donald trumpeuroparusiashbaukriana
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Tragjedi në Vlorë! Humb jetën nga rryma elektrike 45-vjeçari gjatë punës në nënstacionin e Koculit (EMRI)

Ilir Meta reagon për progresraportin e BE-së: Nuk ka integrim me korrupsionin dhe kapjen e shtetit

Ftohet për herë parë vëllai i Bellingham, Tuchel surprizon me listën e Anglisë

PD çon në Kushtetuese aktet normative të qeverisë për protestën: Cenohet e drejta e qytetarëve

Ndodh në Greqi, ministrit i hakohet email-i në ditën e lindjes, porositen 200 makina luksoze dhe 24 armë zjarri

Nga e njejta kategori
Bota

Rënie e fortë në bursat botërore, humbjet në Wall Street dhe Azi përhapen edhe në Evropë

Bota

Moti i keq prek jugun e Francës, humbin jetën dy persona në Korsikë

Bota

Trump diskuton me ekipin e sigurisë kombëtare rifillimin e sulmeve ndaj Iranit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.