Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Hegseth dhe Rubio në qendër të spekulimeve, Shtëpia e Bardhë mohon ndryshimet në kabinetin e Trump
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
BotaKryesore

Hegseth dhe Rubio në qendër të spekulimeve, Shtëpia e Bardhë mohon ndryshimet në kabinetin e Trump

SHARE

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë raportimet për një riorganizim të mundshëm të administratës së presidentit Donald Trump, pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ku demokratët siguruan kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit.

Në qendër të spekulimeve për largime nga administrata janë sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Mediat amerikane kanë raportuar se të dy mund të përballen me ndryshime në pozicionet e tyre, megjithëse Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit kanë mohuar se Rubio po planifikon të largohet.

Pozicioni i sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, duket më i pasigurt, mes kritikave për mënyrën se si ka menaxhuar luftën me Iranin dhe pasojat politike të konfliktit.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, disa republikanë kanë kërkuar zëvendësimin e tij, duke e lidhur rezultatin elektoral të partisë me pakënaqësinë ndaj luftës.

Vetë Trump ka pranuar se ka marrë telefonata lidhur me të ardhmen e Hegseth, por ka shprehur synimin për ta mbajtur atë në detyrë.

Lexo gjithashtu

Tjetër rast kërcënimi, avioni Romë-Lisbonë ulet nën masa sigurie
Bursat në ‘pikiatë’, Trump fajëson fitoren e demokratëve për rënien e Wall Street
Zbulohen mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone në Spanjë, hetimet prekin organizatën shqiptare
Ambasadori amerikan Eric Wendt prezanton tri prioritetet e mandatit të tij: Përfitim i ndërsjelltë për SHBA-në dhe Shqipërinë

Në një intervistë telefonike për ABC News, presidenti tha se kishte marrë disa telefonata për sekretarin e Mbrojtjes, por se kishte “çdo qëllim” për ta mbajtur atë në administratë.

Më vonë, në një prononcim për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump vlerësoi punën e Hegseth, duke e cilësuar si shumë të mirë. Ai përmendi ndër arritjet e tij operacionet kundër Venezuelës dhe luftën me Iranin, e cila, sipas materialit të raportuar, ka hyrë në muajin e nëntë.

Thomas Massie paralajmëron nismë për shkarkimin e tij

Presioni ndaj Hegseth vjen edhe nga Kongresi. Republikani Thomas Massie ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa për nisjen e një procedure për shkarkimin e sekretarit të Mbrojtjes.

Sipas raportimeve, Massie e lidh nismën me mënyrën se si Hegseth ka drejtuar luftën me Iranin dhe me pretendimet për nisjen e veprimeve ushtarake pa autorizimin e Kongresit.

Nga ana e tij, Hegseth ka reaguar përmes një videoje, ku ka mbrojtur punën e tij dhe ka kundërshtuar përpjekjet për shkarkimin.

“Na sulmojnë mua dhe ne, sepse jemi efektivë. Kjo nuk do të funksionojë. Ne nuk do të tërhiqemi”, deklaroi ai.

Rubio mohon largimin nga administrata

Ndryshe nga situata e Hegseth, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka mohuar raportimet se po shqyrton largimin nga detyra për t’u përgatitur për një kandidim të mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Në një intervistë për The New York Times, Rubio deklaroi se qëndrimi në administratën Trump deri në përfundim të mandatit ka qenë gjithmonë plani i tij.

“Më pëlqen puna që po bëj”, u shpreh ai, duke ironizuar raportimet për largimin e mundshëm: “Unë gjithmonë qesh kur thonë se ai do të largohet nga puna. Dhe pyes: Nga cila prej tyre?”.

Edhe Departamenti i Shtetit i ka cilësuar si të pavërteta raportimet për largimin e tij.

Në diskutim edhe ndryshime në drejtimin ushtarak

Sipas The Washington Post, Trump mund të jetë duke shqyrtuar edhe ndryshime në drejtimin ushtarak, përfshirë largimin e gjeneralit Dan Caine, kreut të Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura, ose të admiralit Brad Cooper, drejtuesit të Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM).

Të dy kanë pasur role të rëndësishme në këshillimin e administratës për luftën me Iranin.

Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e 3 nëntorit, të cilat u dhanë demokratëve kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit, kanë shtuar presionin politik ndaj administratës Trump. Presidenti dhe zëvendëspresidenti JD Vance kanë lidhur rezultatin elektoral me pasojat e luftës në Iran, duke e kthyer konfliktin në një nga çështjet kryesore të debatit brenda kampit republikan.

TAGGED:donald trumpMarco RubioPete Hegsethshba
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Tragjedi në Vlorë! Humb jetën nga rryma elektrike 45-vjeçari gjatë punës në nënstacionin e Koculit (EMRI)

Ilir Meta reagon për progresraportin e BE-së: Nuk ka integrim me korrupsionin dhe kapjen e shtetit

Ftohet për herë parë vëllai i Bellingham, Tuchel surprizon me listën e Anglisë

PD çon në Kushtetuese aktet normative të qeverisë për protestën: Cenohet e drejta e qytetarëve

Ndodh në Greqi, ministrit i hakohet email-i në ditën e lindjes, porositen 200 makina luksoze dhe 24 armë zjarri

Nga e njejta kategori
Bota

Rënie e fortë në bursat botërore, humbjet në Wall Street dhe Azi përhapen edhe në Evropë

Bota

Moti i keq prek jugun e Francës, humbin jetën dy persona në Korsikë

Bota

Trump diskuton me ekipin e sigurisë kombëtare rifillimin e sulmeve ndaj Iranit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.